Pas dy orësh protestë, Sali Berisha, iu drejtua makinës së tij për tu largua.
Ai e mbylli fjalimin duke deklaruar se Shqipëria do i thotë jo Ballkanit të Hapur dhe do të mbështesë vetëm procesin e Berlinit.
“Ai shndërrohet në një vasal të Vuçiçi, rrethon Kosovën me tensione dhe konflikte, nuk ka interesa shqiptare por të parat ka interesat e Beogradit. Populli shqiptar do i thotë jo Ballkanit të Hapur, jo Ballkanit të Beogradit, jo Ballkanit të Putinit dhe do i thonë po Procesit të Berlinit, rrugës tonë drejt Europës. Secili nga ju mund të shtrojë pyetjen.
Cili është qëllimi më i thellë i kësaj proteste. Pse ne u mblodhën në piskun e vapës së korrikut në këtë shesh. E vërteta është se ne do u çojmë një mesazh nga zemrat tona shumicës së heshtur të shqiptarëve”, tha ai.
Ndër të tjera, lideri historik i demokratëve e akuzoi kryeministrin për vota të vjedhura ndërsa e cilësoi si armik të fjalës së lirë.
“Unë kam një fjalë…Edi Rama, jemi sot këtu për t’u betuar për këtë flamur, para flamurit të kombit se votën kurrë nuk ta falin, pushtetin mbi votën e vjedhur, kurrë nuk ta njohim. Mos luaj me votën sepse jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë. Të bëjmë çdo sakrificë që të votohet me dinjitet e liri. Edi Rama, ti këto kohë, këto vite je treguar armik i fjalës së lirë.
U flet me gjuhë të padenjë gazetarëve vetëm se ata bëjnë punën e tyre. Fjala e lirë do të jetë motoja jonë. Ata që guxojnë ta prekin do të mjerohen. Në këtë shesh, të cilësuan hajdut, vjedhës, po e vërteta është se nuk do të doja të flisja për hajdutë e vjedhës, por më thuaj pak zotrote çfarë mund të të them unë ty, kur sarajet e Surrelit i ndërtove kur kishte 2-3 mijë euro të deklaruara. Një herë thua i kam para emigracione, para të nxjerra nga “Kurbani”. Çdo qindrakë e tyre është hajni. Ti me firmat e tua s’i ke gjë dhjetëshet, ti luan me qindra miliona.
Këto ditë doli se nga 60 mln euro për djegësin e Tiranës, nuk është ndërtuar asgjë, paratë kanë përfunduar në konto pensionistësh. Boll vodhe, ik. Shqipëria është në rrezik. Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve sepse i përket atij soji që vriste, ekzekutonte, qytetarët shqiptarë dhe s’e e dinte se ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenë hoxhistë. Do t’ia presim biletën, dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë.”, tha Berisha