• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Akademiku dhe Presidenti i Universitetit Mesdhetar Prof.Dr Anastas Angjeli dekorohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Akademiku dhe Presidenti i Universitetit Mesdhetar Prof.Dr Anastas Angjeli dekorohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku dhe Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërise, Prof.Dr Anastas Angjeli, me propozim të kryesisë së Akademisë së Shkencave, u dekorua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, në vijim të propozimit të Akademisë së Shkencave. Titulli u akordua në një ceremoni të veçantë ku morën pjesë të ftuar e familjarë.

“Pikërisht për përvojën e gjatë dhe të vyer dhe në vlerësim të kontributit të tij të spikatur akademik, shkencor, studimor e didaktik në fushat e ekonomisë dhe financave publike, dhe si veprimtar i shquar politik e publik në dobi të reformimit bashkëkohor politik dhe zbatimit të ekonomisë së tregut të lirë në Shqipëri, kam vendosur ta dekoroj me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, u shpreh Presidenit Meta, në fjalën e tij përpara dhënies së titullit.

Ai theksoi se kontributi në fushat përkatëse kanë lënë një trashëgimi të vyer për brezat e rinj dhe me shumë interes dhe dobi për ekonominë shqiptare.

Akademik, Prof.Dr Anastas Angjeli është profesor në ekonomi, financë dhe bankë, me një kontribut të shquar në këtë fushë, veçanërisht në atë të financave publike dhe të reformave strukturore në ekonomi veçanërisht tëkalimit nga një ekonomi thellësisht e centralizuar nëekonominë e tregut të lirë.

Ai u bë pjesë e profesoratit në fakultetin e ekonomisë pranë UT-së, që në vitin 1982 e më pas filloi angazhimin e tij në politikën aktive. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1991-2005, disa herë drejtues i komisioneve parlamentare, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ministër i Financave, si dhe Ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale.

Profesor Angjeli është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 2010. Ai është afirmuar si një nga ekonomistët financierë më të shquar, sidomos në zbatimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Kontributi i tij për reformën buxhetore dhe fiskale, për zhvillimin e sistemit financiar, për zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase, është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga institucione ekonomiko-financiare ndërkombëtare.

Profesor Angjeli themeloi që prej vitit 2009, Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, një nga universitetet jo-publike më në zë dhe me një staf cilësor dhe shumë të kualifikuar. Zoti Angjeli anëtar i Akademisë së Shkencave të Evropës prej disa vitesh dhe autor dhe bashkë autor i disa librave universitarë dhe monografive, artikujve shkencorë brenda e jashtë vendit etj.

Së fundi është zgjedhur të japë përvojën dhe kontributin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
“ Duke ju falenderuar për vleresimin me urdherin e lartë, dua gjithashtu të falenderoj Akademinë e Shkencave për propozimin pranë Presidentit të Republikes.

Eshtë një vlerësim për punën dhe angazhimin tim. Natyrisht ky është edhe vlerësim për të gjitha ato qe kemi punuar e bashkëpunuar prej vitesh,sepse asgjë nuk ndodh pa kontributin e përbashkët.

Një vlerësim edhe për familjen time, për bashkëshorten, fëmijët të cileve u kam munguar gjate ushtrimit të detyrave të mia”u shpreh Profesor Angjeli, pas dekorimit.

Pas

Ushtria e SHBA pezullon gjeneralin me tre yje pas komenteve ironike për Zonjën e Parë

Para

2 frikërat më të mëdha që i bëjnë njerëzit të qëndrojnë në lidhje të pashëndetshme

Para
Kjo shenjë horoskopi është më e kujdesshmja në gjithë Zodiakun

2 frikërat më të mëdha që i bëjnë njerëzit të qëndrojnë në lidhje të pashëndetshme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar