Një nga instrumentat më të rëndësishëm të ekonomisë vendore janë dhe reminitancat, dërgesat monetare të emigrantëve.
Ato e shpëtojnë vendin nga kriza dhe i japin frymëmarrje.
Edhe sot ende reminitancat vijojnë të jennë një kontribues në zhvillimin e qendrueshëm të Shqipërisë.
I këtij mendimi është edhe Z. Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, i cili përmes një opinioni hedh drite mbi domosdoshmërinë e remitancave, si jetike për ekonominë vendase.
Nga Ardian Lekaj *
Remitancat janë një kontribues i drejtpërdrejtë ose i tërthortë në shumicën e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë.
Kur dixhitalizohen nga skaji në skaj dhe përshtaten si produkte dhe shërbime financiare me vlerë të shtuar dhe të diversifikuar në bazë gjinore, ato kontribuojnë në mirëqenien e familjeve dhe reduktojnë pabarazitë si në vendet dërguese ashtu edhe në ato pritëse.
Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare këshillon si më poshtë:
Krijimi i një iniciative të strukturuar ndërkombëtare për përmirësimin e të dhënave për Remitancat;
Avantazhe fiskale, për ofruesit e shërbimeve të remitancave, në shërbim të uljes së tarifave të paguara nga dërguesit dhe pritësit;
Krijimi i “Instrumentit Financiar të Diasporës”, si një mjet për të rritur konkurrencën në treg në industrinë e Remitancave;
Përdorimi i teknologjisë digjitale dhe avancimi në mënyrë adekuate dhe të përshtatshme, duke u bazuar në vlerësimin e rriskut;
Kanalizimi dhe transmetimi i tyre në investime që garantojnë zhvillimin social – ekonomik dhe decentralizim të zhvillimit lokal;
Për zbatimin e këtyre masave vepruese dhe thirrjeve të përgjithshme për veprim, do të ishte ideale të punohej brenda një politike dhe kornizë institucionale efektive, koherente të posaçme. Masat duhet të orientohen në funksion të reduktimit të kostove për transaksion, për të zgjeruar aksesin dhe për të rritur volumin e flukseve të remitancave. Përtej kësaj, këto masa duhet gjithashtu të jenë në linjë me agjendën e përgjithshme të vlerësimeve të remitancave ndërkombëtare, duke përfshirë inovacionin në tregun global të remitancave dhe të përdorë ato në shërbim të përmirësimit të sistemit të huadhënies për konsumatorin dhe biznesin, mikro-kursimet dhe mikro-sigurimet, fondet e pensionit, për përmirësimin e performancës së rriskut të vendit dhe aksesin në tregjet ndërkombëtare të kapitalit nëpërmjet letrave me vlerë dhe emetimin e bonove të Diasporës.