Në një rrëfim për emisionin ‘Shqipëria Live’ Lulzim Caka një prej kriminelëve më të njohur të historisë së Shqipërisë rrëfeu se: “Unë jam i djathtë, shteti donte të më eliminonte”.
Gjatë kësaj interviste, Caka, i cili njihet si “i forti i Beratit”, është shprehur se ai nuk është kriminel dhe se shteti ka dashur që ta vrasë për shkak se ishte i djathtë.
“Unë jam i djathtë, të eliminohesh fizikisht. Pse? Kam shpëtuar me 4 plumba në trup. Mora një informacion nga një polic dhe një mik i imi. Takuan mamanë dhe vëllain dhe i thanë se Lulin do ta vrasin, kush? Shteti”, ka thënë Caka.
Ky i fundit ka shtuar se Gani Malushi dhe Ilir Ngresi i kanë bërë atentat në vitin 1998.
“E kam gjetur veten mes 200 plumbave nga policia e drejtuar prej tyre, shpëtova me katër plumba dhe më arrestuan. Xhevahir Cela u vra me plumb në ballë”, tha më tej Caka.
Sipas tij, policia ka inskenuar sikur ishte ai vrasësi i Xhevahirit. Caka ka shtuar gjithashtu se Ilir Ngresi donte eliminimin e tij dhe se ai nuk e donte vrasjen e tij.
“I doja të dilnin para drejtësisë, të tregonin realitetin. Kush e di se sa bir nënash kanë vrarë. Kanë bërë pis uniformën e shtetit, nuk janë dëshmorë. Vrasja e Negresit është zbardhur, e dinë të gjithë kush e vrau”, tha ndër të tjera i “tmerrshmi i Beratit”.