• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut” Miratimi i hartës së re gjyqësore, reagon Dhoma e Avokatisë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut” Miratimi i hartës së re gjyqësore, reagon Dhoma e Avokatisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi KLGJ miratoi hartën e re gjyqësore, ka ardhur edhe reagimi i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.

Në një njoftim të shpërndarë në media, ata e konsiderojnë këtë si një shkelje të rnëdë të të drejtave dhe lirive themelore të individit.



Për këtë arsye, avokatët kanë vendosur që të bojkotojnë për 4 ditë seancat në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

NJOFTIM

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, mori në shqyrtim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dt.10.06.22, me anën e të cilit është miratuar harta e re gjyqësore.

Komiteti Drejtues konstaton dhe i bën prezent gjithë opinionit publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit,  të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta. Ky vendim cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne çështjet penale, civile dhe administrative.

Me keqardhje konstatojmë se ky vendim është në përputhshmëri dhe ne përkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.

Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës  Qendrore dhe atyre vendore gjate procesit të  diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qarte formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetit në mosmarrjen në konsideratë të mendimit te grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së  drejtësisë.

Nisur dhe bazuar në këtë situatë Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe nëpërmjet Tij i kërkojmë të përcjell në qeveri, si institucioni vendimmarrës, gjithë argumentet e paraqitura në mbrojtje te interesave të personave fizik dhe atyre juridik, duke konkluduar mos miratimin vendimit te mësipërm paraqitur nga ana e  Këshillit të Lartë Gjyqësor .

Ndodhur në këtë situatë Komiteti Drejtues në mbështetje të vendimit paraprak marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së  Avokatisë të Shqipërisë si hap te parë vendosi :

  1. Të bojkotoj të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim , në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri në datën 17 qershor.
  2. Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohen organet drejtuese te Dhomës Qendrore dhe dhomave vendore.
  3. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve përbën shkelje të rëndë të kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e për rrjedhojë do të procedohen disiplinarisht.

Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë

Komiteti Drejtues

Kryetari

Prof Dr. Maksim HAXHIA

Pas

“Rama mbrojti Agim Kajmakun” Arrestimi në Itali i ish-kryebashkiakut të PS, Gazment Bardhi publikon videon

Para

Parashikimi i motit/ Këto janë surprizat që na presin javën e ardhshme

Para
Parashikimi i motit/ Këto janë surprizat që na presin javën e ardhshme

Parashikimi i motit/ Këto janë surprizat që na presin javën e ardhshme

Të Gjitha

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

nga Fast News
16:23 | 20/05/2025
0

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

nga Fast News
16:19 | 20/05/2025
0

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

nga Fast News
16:14 | 20/05/2025
0

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

nga Fast News
16:04 | 20/05/2025
0

Recent News

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

16:23 | 20/05/2025
Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

16:19 | 20/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar