• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

Ngjarja në dy versione/ A e porositi Meta v rasjen e vëllait të deputetit? Ja çfarë u tha në SPAK dhe “Opinion”

ngaAurora Sulçe
në Të gjitha
0
Ngjarja në dy versione/ A e porositi Meta v rasjen e vëllait të deputetit? Ja çfarë u tha në SPAK dhe “Opinion”

Një bombë shpërtheu mbrëmë në emisionin politik më të shikuar në vend. I ftuar aty për të komentuar rrëfimin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe rrëfimet që ai ka bërë në SPAK për një seri vrasjesh gazetari Artan Hoxha deklaroi se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Ky pohim pati efektin e një Shock-u sepse ai erdhi në një kohë kur presidenti i republikës është në fund të mandatit të tij, dhe menjëherë pas thirrjeve të Edi Ramës se gjithë shqipëria mezi pret të shohë Ilir Metën para drejtësisë. Madje disa media pranë qeverisë e morën këtë deklaratë dhe akuzuan kolegët e tyre që mbrojnë presidentin se e heshtën dhe nuk folën për një ngjarje kaq të rëndë.

Menjëherë ngjarja mori konotacion të fortë politik aq më tepër që vrasja e përfolur ishte kryer dhe ish vëllai i deputetit, Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka, është vrarë para derës së shtëpisë së tij, gjatë fushatës elektorale të vitit 2017 dhe ngjarja ende e kësaj dite ka mbetur pa autor. “Sipas Dumanit kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe është vrarë vëllai i një deputeti i PS. Këto gjera duhen verifikuar. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS. Nuredini thotë se personat që kanë lidhje me këtë ngjarje kam njohje. Ai thotë se ka folur me një person e ai më ka thënë kështu. Unë nuk e besoj, por po të ketë ndodhur kjo është e rëndë. Fakt është se Aleksandër Ndoka është vrarë dhe ne nuk e dimë se kush e ka vrarë” tregoi Hoxha në Opinion.

Aleksander Ndoka u vra ne 2017. vdekja ende pa autor

Por të premten në mëngjes menjëherë reagoi SPAK që i hodhi poshtë këto insinuata: “Në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se: Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme” shkruhej në komunikatën e SPAK.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në momentin që ky reagim u bë publik, vetë Artan Hoxha ndodhej live duke folur në ekranin e ABC NEWS. Pasi drejtuesja e emisionit i lexoi deklaratën aty për aty fillimisht gazetari tha se SPAK mohoi edhe lajmin që Dumani ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, por më pas kjo doli e vërtetë. Ai i qëndroi pohimit se Nuredin Dumani e ka bërë këtë deklaratë para hetuesve ndonëse tha se pesnonalisht nuk i besonte këtij versioni. “Dumani duhet marrë për bazë për ngjarjet ku ka qenë prezent dhe jo për ato që i ka më të dëgjuar” tha Artan Hoxha.

Por pavarësisht se SPAK-u e mohoi, se vetë Hoxha tha se nuk e beson dhe se në Opinion askush nuk e kundërshtoi këtë version, pohimi i së enjtes në darkë i shërbeu plotësimit të vizatimit që pushteti i bën Ilir Metës, si një njeriu i lidhur me krimin që nuk është hera e parë që akuzohet për porositje atentatesh. Pra e gjithë zhurma qe u krijua qe në të njëtën linjë me thirrjen që kryeministri i Bëri SPAK, se të gjithë shqiptarët e duan Metën në burg./   Lapsi.al

Pas

“Po nxora dëshminë unë çfarë do thonë?” Nuk ndalet Artan Hoxha: Nuredin Dumani ka përmendur dhe 3-4 deputetë

Para

“Jepni dorëheqjen” Sali Berisha i bën thirrje anëtarëve të bordit për çmimet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

nga Fast News
15:30 | 28/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
15:00 | 28/12/2025
0

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

nga Fast News
14:38 | 28/12/2025
0

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

nga Fast News
13:42 | 28/12/2025
0

Para
“Jepni dorëheqjen” Sali Berisha i bën thirrje anëtarëve të bordit për çmimet

“Jepni dorëheqjen” Sali Berisha i bën thirrje anëtarëve të bordit për çmimet

Recent News

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

15:30 | 28/12/2025
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

15:00 | 28/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar