• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nga nafta te çmimi i banesave, eksperti: Shteti duhet të ndërhyjë menjëherë në këto taksa

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Nga nafta te çmimi i banesave, eksperti: Shteti duhet të ndërhyjë menjëherë në këto taksa
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Akil Kraja, ekspert për ekonominë, teksa ishte i ftuar në A2 Business me gazetaren Aurora Sulçe ku u diskutua për rritjen e inflacionit në 6,7%, u shpreh se një ndër arsyet kryesore është fakti që shteti nuk amortizon taksat.Eksperti renditi edhe kategoritë, që sipas tij, shteti duhet të ndërhyjë menjëherë, nga nafta te produktet e shportës.

“Ka një ndikim ndërkombëtar, për situatën e inflacionit në vend, por fakti që çmimi i naftës është sot 1 euro diferencë me rajonin do të thotë se forca e shtetit, për më tepër nëpërmjet këtyre komiteteve që e vendosin çmimin e tregut me forcë, është aty ku nuk duhet. Kemi një euro diferencë pasi prej vitesh ka një tarifë të rritur, në veçanti për taksat e qarkullimit, të cilat shkojnë te çmimi i naftës. Mjafton që shteti të ulë nivelin e taksave që faturohet direkt te nafta dhe ne menjëherë do të ulnim çmimin për shqiptarët, duke shkuar aq sa e ka rajoni.

Pika e dytë është energjia elektrike. Të mos harrojmë skandalet e njëpasnjëshme me keqmenaxhimin e kaskadës së Drinit, të cilat prodhimin e energjisë elektrike ia faturonim kompanive fantazmë, të cilat më pas e rrisnin deri në 40% çmimin. Mjafton që çmimi zinxhir i shitjes së energjisë elektrike të bëhet linear dhe ai do të ulet menjëherë.

Shkojmë në një inflacion tjetër, i cili nuk po përmendet shpesh, por është tërësisht shqiptar. Ai i aksesit në strehim. Ky ndikon në inflacion. Taksa e ndikimit në infrastrukturë, për shembull në Bashkinë e Tiranës, ka qenë 4% e vlerës së investimit, jo vetëm u dyfishua duke shkuar në 8%, por shkoi në 8% e vlerës së shitjes. Mjafton që ne ta ulim këtë taksë dhe çmimi i banesave në Tiranë nuk do të ishte stratosferik.

Po ashtu, ne jemi në të paktet vende që ka një TVSH universale, përfshirë edhe produktet e shportës. Mjafton thjesht që ne të bëjmë një TVSH të diferencuar për konsumin e shportës dhe menjëherë do të kishim një çmim më normal. Është shteti që nuk amortizon këto taksa”, tha Kraja.A2

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Sa ndikon mungesa e gjumit në shëndetin e syve/ Efektet në shikim

Para

Keni këmbë të ftohta? Zbuloni shenjat e problemeve shëndetësore

Para
Keni këmbë të ftohta? Zbuloni shenjat e problemeve shëndetësore

Keni këmbë të ftohta? Zbuloni shenjat e problemeve shëndetësore

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

nga Fast News
12:16 | 22/01/2026
0

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

nga Fast News
09:30 | 22/01/2026
0

“Paketa e maleve”, qeveria përcakton zonat e zhvillimit. Ja cilat janë…

“Paketa e maleve”, qeveria përcakton zonat e zhvillimit. Ja cilat janë…

nga Fast News
09:00 | 22/01/2026
0

Davos sot: Gjeopolitika globale dhe inteligjenca artificiale dominojnë axhendën

Davos sot: Gjeopolitika globale dhe inteligjenca artificiale dominojnë axhendën

nga Fast News
08:30 | 22/01/2026
0

Recent News

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

12:16 | 22/01/2026
Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

09:30 | 22/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar