• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Krim i trefishtë në Itali, boshnjaku vret ish-gruan, partneren e re dhe veten, aksion si nëpër filma

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Krim i trefishtë në Itali, boshnjaku vret ish-gruan, partneren e re dhe veten, aksion si nëpër filma
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një krim i trefishtë ka tronditur Italinë, ku një shtetas me origjinë boshnjake, 42-vjeç, ka vrarë ish-gruan e tij, partneren aktuale dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vinenza, ku shtetasi Zlatan Vasiljevic vrau me 6 plumba ish-gruan Lidia Miljkovic, me të cilën kishte dy fëmijë, dhe më pas qëlloi në kokë partneren e re, një shtetase nga Venezuela.

Në fund, ai qëlloi me plumb në gojë brenda makinës edhe veten e tij, ndërkohë që në mjet u gjetën dhe lëndë shpërthyese.

Vrasja e Lidias

Gruaja sapo kishte hipur në makinë pasi kishte shoqëruar dy fëmijët e saj në shkollë. Ish-bashkëshorti i saj, vrasësi i dyshuar, me origjinë boshnjake, dyshohet se filloi të qëllonte ndërsa ajo ishte në makinë dhe më pas e përfundoi krimin kur ajo doli.



Më pas u largua në këmbë. Gruaja bënte punët e shtëpisë në disa banesa të zonës. Në vitin 2019, ndaj ish-partnerit, tashmë në kërkim, u vendos ndalimi për të takuar viktimën. Situata ishte e njohur për miqtë dhe të afërmit e ngushtë, tashmë të vendosur nën mbrojtje.

Si u gjet i vdekur boshnjaku

Trupi i vrasësit u gjet në një makinë në një fushë në unazën e Viçenzës. Por në automjet policia gjeti edhe një trup të dytë të pajetë të një gruaje: sipas hetimeve të para, ‘viktima e dytë’ mund të jetë partnerja aktuale e vrasësit . Të dy kanë plagë me armë zjarri .

Hipoteza e paraqitur nga hetuesit është se Vasiljevic kreu vetëvrasje pasi vrau partneren e tij të re, një vajzë të re me origjinë venezueliane. Zona ku u gjetën dy trupat e pajetë është siguruar nga efektivët e policisë për hetimet dhe kontrollet e nevojshme.

Sipas Italpresse, Lidia Miljkovic në të kaluarën ishte rrahur dhunshëm në disa raste nga ish-bashkëshorti i saj. Ky i fundit do t’i kishte thyer kafkën, më pas burri do ta denonconte për gjoja braktisje të fëmijëve.

Skuadrat e bombave kanë ndërhyrë edhe në fushën e unazës së Viçenzës. Sipas disa dëshmitarëve, në fakt, vrasësi shpërtheu bomba për të mbuluar arratisjen e tij.

Lidia jetonte në Schio – u tha gazetarëve Benedetto Mondello, punëdhënësi i viktimës – për rreth një vit ajo kishte qenë partnerja e vëllait tim dhe ata po qetësoheshin pak pas disa peripecive. Diheshin problemet me ish-bashkëshortin , ne ishim të shqetësuar se dihej situata. Jam i habitur nga punonjësit socialë dhe disa gjyqtar. Ata kishin vite në gjyq, nuk e di nëse ka pasur vendim”.

    

 

Pas

Nafta 258 lekë/ Konfindustria i dërgon kërkesën urgjente qeverisë: Të ulet ngarkesa fiskale e karburanteve

Para

Manjani “shpërthen” keq ndaj Ramës: Bëhu burrë dhe shko jepi dorën Putinit

Para
Manjani “shpërthen” keq ndaj Ramës: Bëhu burrë dhe shko jepi dorën Putinit

Manjani “shpërthen” keq ndaj Ramës: Bëhu burrë dhe shko jepi dorën Putinit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

nga Fast News
09:00 | 17/12/2025
0

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

nga Fast News
08:30 | 17/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
08:00 | 17/12/2025
0

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

nga Fast News
10:56 | 16/12/2025
0

Recent News

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

09:00 | 17/12/2025
Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

08:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar