Urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT është para kolapsit. Gazetari Erion Skëndaj denoncon sot faktin se në ditë urgjencat kanë arritur shifrën 325 pacientë në ditë që duhet të sistemohen në 20 shtretër.
Sipas gazetarit Skëndaj, nga ana tjetër, urgjenca kirurgjikale ne QSUT, e kthyer ne urgjence covid me firmën e Manastirliut qëndron bosh, ndërkohë që shteti kursen 300 mijë lekë në javë për 1 mijë pacientë.
“Tirana nuk ka spital; bashkiak dhe rajonal, ka këtë terciar dhe këtu vijnë të gjithë, kemi vetëm një urgjencë për të pritur të gjitha rastet e të rriturve, spitali terciar i Tiranës trajtohet si megaklinikë, sot nuk është 75 urgjenca, sot është mbi 100 në ditë. Në urgjencën e vetme për sëmundjet e brendshme ne QSUT ke pak shanse te gjesh menjëherë nje shtrat te lire! Kjo pasi ne dite urgjencat kane arritur shifrën rekord 325 paciente qe duhet te sistemohen ne vetëm 20 shtretër.
Jemi në kolaps, sepse ndodhi, është e firmosur nga ministrja për të mbyllur një urgjencë, a ka qenë ndonjëherë urgjencë covid, ca do të bëj aty, nuk ka skaner, shërbime tjera nuk ka, ata e shtrojnë aty, e kalojnë në pavion.
Pyetja është çfarë funksioni kryen ajo urgjencë, ajo është mbyll qëllimisht a është mbyllur për ti çuar të privati apo për ti ulur kostot, unë mendoj se duhet llogaritur me laps, 300 ml lekë në javë i kursen shteti në javë për një mijë pacientë.
Këtu duhet të hyj SPAK, sepse firmën e ka vendosur ministrja”.
Sipas Skëndaj, shpenzimet e larta nuk e lejojnë QSUT të kalojë në autonomi.
“Në këtë urgjencë funksionin vetëm një skaner, më një skaner, me një skaner nuk përballohen 300 urgjenca, dhe ajo që më shqetëson është fakti se a kemi të bëjmë me një shkurtim shpenzimesh, me këto shpenzime urgjenca nuk mund të kalojë në anatomi spitalore, janë gjithë ato që nuk e lejojnë.
Pra edhe para 4 vitesh, kur nuk kishim sëmundje covid, i çonim një ditë urgjencat te traumat, sot e mbyllim fare, pra është kriminale, sepse urgjencat nuk është se po ofron ndonjë shërbim për covidin”.