Një lajm i trishtë vjen nga Greqia.
Mësohet se mesditen e djeshme, e enjte, 02.06.2022 ka ndërruar jetë një 50-vjeçar me origjinë shqiptare.
Ky i fundit ka vdekur në një kantier anijesh në Amaliapoli, Almyros në Greqi.
Sipas mediave greke, shqiptari po kryente punime saldimi në një anije dhe teksa ka hipur në një vinç, është rrëzuar një lartësi prej rreth 15 metrash dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Pas kësaj ai është dërguar në Qendrën Shëndetësore Almyros, por fatkeqësisht ka humbur jetën.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen në fjalë, ndërsa ka arrestuar përfaqësuesin ligjor të kompanisë, një 62- vjeçar dhe drejtuesin teknik të sektorit, një 60-vjeçar.
Personat në fjalë akuzohen se nuk kanë marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e punëtorit i cili tashmë ka ndërruar jetë.
Pas arrestimit, të dy u lanë të lirë me urdhër të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Volos.