• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

24 orë para Presidentit/ Kush janë kandidatët kryesorë që përfliten në PS? (2 kanë marrë këto ditë certifikatë pastërtie)

ngaAurora Sulçe
në Të gjitha
0
24 orë para Presidentit/ Kush janë kandidatët kryesorë që përfliten në PS? (2 kanë marrë këto ditë certifikatë pastërtie)

Nesër në orën 17 Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë e partisë për të diskutuar – dhe me gjasë vendosur – për kandidatin për president të Republikës.

Në fakt, çështja e diskutimit për presidentit është pika e fundit e rendit të ditës në mbledhjen e kryesisë. Zyrtarisht, në fillim të mbledhjes do të diskutohet për procesin e zgjedhjes së 61 kandidatëve të PS në 61 bashki. Ndaj, mbledhja e nesërme mund të zgjasë deri në mbrëmje vonë.

Kryesia do të vendosë për emrin e kandidatit për president, i cili më pas, do t’i paraqitet formalisht grupit parlamentar të partisë. Pasnesër, të shtunën në mëngjes do të mblidhet komisioni i Ligjeve për të certifikuar kushtetueshmërinë e kandidatit e më pas, do të mblidhet seanca plenare.

Në korridoret politiko-mediatike përfliten disa figura të mundshme. Në fund të fundit, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se kandidati është nomeklaturë personale e Edi Ramës. Që do të thotë, nuk pritet të ketë kontestime nga brenda për propozimin që do të bëjë Rama në grup.

Të paktën 2 nga këto figura që përfliten në korridoret e PS, kanë marrë ditët e fundit “certifikatën e pastërtisë” nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Megjithatë, nuk përjashtohet fakti që këta “kandidatë” të jenë pajisur me certifikatën thjesht për të qenë kandidatë potencialë dhe për t’i pasur “letrat në rregull”.
Misterin mbi emrin e presidentit e shton disi edhe mungesa fizike e Edi Ramës në Shqipëri. Ai gjendet në Nju-Jork në sesionin e Këshillit të Sigurimit dhe pritet të mbërrijë rreth mesnatës në atdhe.

Nuk është çudi që presidenti të jetë një emër i papërfolur dhe që sot gjendet vetëm në kokën e Ramës, por megjithatë, le t’i hedhim një sy “kandidatëve” të deritanishëm.
Për momentin, në ‘pole position’ janë Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu.
I pari, anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është një personazh i përmendur shumë kohët e fundit, sidomos pas përballjes së tij me presidentin Meta, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Megjithëse një prokuror i vjetër, Dvorani do të ishte një produkt 24 karatësh i “reformës në drejtësi” dhe i pari president që vjen nga “bota e ligjit”. Një ditë më parë, Taulant Balla deklaroi në një intervistë për “Euronews” se nëse kryesia e PS e pranon, vetë ai do ta kishte votuar me dëshirë Dvoranin. “Bonusi” për kandidaturën e Dvoranit është fakti që ai u shpall vitin e kaluar si “Kampion i antikorrupsionit” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kandidaturë tjetër serioze është ajo e ish-ministres së Berishës dhe ish-drejtueses së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Nëse Majlinda Bregu do të propozohej zyrtarisht nga PD si kandidate për deputete, me gjasë ajo do të ngjitej në krye të shtetit.

Por, formalisht PS nuk e ka të lehtë të propozojë një ish-ministre të PD në krye të shtetit. Megjithatë, burime pranë kryeministrit thonë se Rama e pëlqen kandidaturën e Majlinda Bregut, edhe për shkak të ‘background”-it të saj në marrëdhënie me institucionet ndërkombëtare.

Kandidatura të tjera që përfliten në qarqet e Partisë Socialiste janë ambasadori ynë në OKB, Ferit Hoxha, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo, ish-kryeprokurorja Ina Rama apo edhe Mimi Kodheli, Valdete Sala, Zef Mazi apo Besiana Kadare.gazetashqiptare

Pas

Bimët mjekësore që largojnë ankthin dhe stresin

Para

9 mënyra të thjeshta për ta nxjerrë veten nga një gjendje ~e keqe~ humori!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

nga Fast News
14:00 | 27/12/2025
0

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

nga Fast News
13:30 | 27/12/2025
0

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

nga Fast News
13:02 | 27/12/2025
0

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

nga Fast News
12:58 | 27/12/2025
0

Para
9 mënyra të thjeshta për ta nxjerrë veten nga një gjendje ~e keqe~ humori!

9 mënyra të thjeshta për ta nxjerrë veten nga një gjendje ~e keqe~ humori!

Recent News

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

14:00 | 27/12/2025
Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

13:30 | 27/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar