• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

Rama i kërkoi SPAK të hetojë Berishën dhe Metën, reagon ambasadorja e SHBA: Ajo që duam ne nuk është…

ngaAurora Sulçe
në Aktualitet
0
“Nxehet” situata/ Yuri Kim nxjerr foton e 4 personazheve të politikës shqiptare që janë shpallur ‘non-grata’ në SHBA

Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar sot edhe thirrjen që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Eni Vasili: A është Shqipëria në rrugën e duhur për ngritjen e këtyre institucioneve për të cilat ju folët?

Ambasadorja Kim: Kjo është një rrugë shumë e vështirë por ne besojmë se jeni në rrugën e duhur dhe e shihni këtë të reflektuar në raportimet tona, e shihni të reflektuar në progres-raportet e BE-së. Sigurisht, edhe një herë, nuk do të thotë se çdo gjë është 100% dhe çdo gjë shkon sahat. Është e qartë që ka fusha ku duhet përparim dhe prandaj themi se, për shembull për reformën në drejtësi, nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por patjetër po bën përparim.

Eni Vasili: E kuptoj dhe meqenëse jemi këtu tek reforma në drejtësi, dhe sigurisht, pritshmëria e qytetarëve Shqiptarë, edhe për faktin se ajo është mbështetur shumë nga ju, ka vërtetë pritshmëri shumë të mëdha, le të ndalojmë. Kryeministri Rama ditët e fundit ka bërë disa deklarata, akuza le t’i quajmë, kritika të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar që të hetojnë kundërshtarët politikë, Berisha dhe Meta. Çfarë do ta konsideronit ju këtë, një shkundje ekstreme, të justifikuar, apo ka diçka që nuk shkon tek ndarja e pushteteve, një shkelje nëse mund ta quajmë të tillë?

Ambasadorja Kim: Fola për këtë pak ditë më parë, kur Ministri i Drejtësisë përsëriti atë që kishte thënë Kryeministri. Pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është se kur shohim reformën në drejtësi, do ta dimë se vërtet ka pasur sukses kur të mos quhet më normale apo me vend që udhëheqësit politikë, qofshin në pushtet apo larg pushtetit, por sidomos nëse janë në pushtet, të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të individëve specifikë. Ajo që duam të shohim nuk është përmendja e emrave specifikë, por një sistem drejtësie të ngritur dhe institucione që kanë si vullnetin ashtu edhe aftësinë për të zbatuar ligjin, barabar, për këdo, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin. Ligji të aplikohet barabar. Ndaj, pres me kënaqësi ditën kur mund ta kemi këtë besim tek sistemi i drejtësisë i Shqipërisë, tek prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë.bw

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Aksident në Rrugën e Kombit, makina me targa të Kosovës përplas disa automjete

Para

A mund të hiqet non-grata e Berishës nëse ndryshohet administrata në SHBA? Ja si përgjigjet ambasadorja Kim

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

nga Fast News
21:06 | 25/12/2025
0

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

nga Fast News
12:00 | 25/12/2025
0

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

nga Fast News
11:30 | 25/12/2025
0

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

nga Fast News
11:00 | 25/12/2025
0

Para
A mund të hiqet non-grata e Berishës nëse ndryshohet administrata në SHBA? Ja si përgjigjet ambasadorja Kim

A mund të hiqet non-grata e Berishës nëse ndryshohet administrata në SHBA? Ja si përgjigjet ambasadorja Kim

Recent News

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

21:06 | 25/12/2025
A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

12:00 | 25/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar