• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Politikanë të mbërthyer nga frika” Fatmir Xhafaj zbulon arsyen pse janë shtuar sulmet ndaj SPAK

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Politikanë të mbërthyer nga frika” Fatmir Xhafaj zbulon arsyen pse janë shtuar sulmet ndaj SPAK
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka bërë një skaner të situatës në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi komenton edhe me sulmet politike që herë pas herë i bëhen drejtësisë.

I vetëdijshëm për kritikat që do të kishte reforma në drejtësi, ai thekson se drejtësia po sulmohet nga ata persona, individë nga politika që po ju preket pushteti dhe kontrolli mbi sistem.





Sipas Xhafajt, këta persona janë mbërthyer nga frika e ndëshkimit prej mëkateve korruptive të shumta në këto tri dekada.

“Nuk jam i surprizuar aspak, padyshim kritikat do shtoheshin dhe ashpërsoheshin. S’kam pasur iluzione ndryshe kur e nisëm këtë proces kompleks, por përkundrazi. Kundërshtarëve të shumtë në nisje të këtij procesi kryesisht nga politika, tashmë u janë shtuar edhe të prekurit e reformës, nga radhët e vetë sistemit, individë nga politika që po ju preket pushteti e kontrolli mbi sistemin, persona të mbërthyer nga frika e ndëshkimit prej mëkateve korruptive të shumta në këto tri dekada, por edhe individë nga një pjesë e biznesit e medias së lidhur me botën e mëkatit korruptiv. Padyshim edhe presioni i përhershëm nga krimi i organizuar një pjesë e të cilit jo vetëm është fuqizuar financiarisht, por edhe politikisht për shkak të lidhjes së interesave midis tyre. Pra është zgjeruar rrethi i njerëzve të prekur, të frikësuar dhe shqetësuar nga drejtësia e re pasi tashmë kanë kuptuar më mirë se çfarë është duke ndodhur me këtë realitet të ri dhe kryesorja me pamundësinë e kontrollit ndaj tyre si dikur. Natyrisht e gjithë kjo rrit presionin mbi sistemin e institucionet e reja të drejtësisë, shton përpjekjet për të deformuar e kontrolluar atë, përmes ndikimit apo edhe krijimit të perceptimit negativ mbi reformën, si dhe institucionet e reja të drejtësisë. Kjo është realisht për t’u vlerësuar e reflektuar nën gjykimin tim”, ka thënë Xhafaj në një intervistë për gazetën “Tema”.

Po ashtu Xhafaj, ndër të tjera u shpreh se duhet të marrë fund koha kur disa prej gjyqtarëve e prokurorëve gjenin strehim te dora e “ngrohtë” e pushtetit dhe politikanëve të caktuar duke shërbyer si lavatriçe e pastrimit të mëkateve korruptive.

“Kushtetuta ju garanton gjyqtarëve e prokurorëve (veçanërisht atyre të strukturave të posaçme) pavarësi reale, siguri, garanci e mbështetje të jashtëzakonshme krahasuar me vite më parë, duke pritur prej tyre integritet të lartë në detyrë, zbatimin e verbër, por dhe të drejtë të ligjit ndaj kujtdo. Ata duhet të ndryshojnë mentalitet, të fillojnë të mendojnë e veprojnë me këtë frymë dhe qasje të re në ushtrimin e detyrës. Duhet të marrë fund koha kur disa prej gjyqtarëve e prokurorëve gjenin strehim te dora e “ngrohtë” e pushtetit dhe politikanëve të caktuar duke shërbyer si lavatriçe e pastrimit të mëkateve korruptive”, ka thënë Xhafaj.

Pas

Sa do të shiten nga sot? Ndryshon sërish çmimi i karburanteve

Para

Ja si paraqitet situata/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit nga pandemia

Para
Ja si paraqitet situata/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit nga pandemia

Ja si paraqitet situata/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit nga pandemia

Të Gjitha

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

nga Fast News
12:05 | 21/07/2025
0

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

nga Fast News
09:57 | 21/07/2025
0

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

nga Fast News
09:44 | 21/07/2025
0

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

nga Fast News
09:31 | 21/07/2025
0

Recent News

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

12:05 | 21/07/2025
Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

09:57 | 21/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar