• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pajisja inteligjente në Bypass-in e Fierit, pezullohen dhjetëra patenta e gjobiten qindra shoferë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Pajisja inteligjente në Bypass-in e Fierit, pezullohen dhjetëra patenta e gjobiten qindra shoferë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rrugore ka monitoruar me makinën inteligjente Bypass-in e Fierit gjatë mbrëmjes së kaluar, ku janë konstatuar mjete të cilët lëviznin me shpejtësi që varion nga 146 km/h deri në 172 km/h.

93 drejtuesve të mjeteve u është pezulluar patenta nga 3 deri në 9 muaj. Mësohet se janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 30.000 lekë të rinj, si dhe u janë zbritur nga 9 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.





Po ashtu, janë gjobitur edhe 123 drejtues të tjerë mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara,

Njoftimi i Policisë:

Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor, duke përdorur makinën inteligjente dhe mjetet e tjera të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave.

Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente ka monitoruar qarkullimin në qarkun e Fierit.

Gjatë monitorimit të Bypass-it të Fierit, gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë konstatuar mjete të cilët lëviznin me shpejtësi që varion nga 146 km/h deri në 172 km/h.

Makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët e tjerë që ka në dispozicion Policia Rrugore kanë skanuar 93 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 3 deri në 9 muaj, janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 30.000 lekë të rinj, si dhe u janë zbritur nga 9 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 123 drejtuesve të tjerë mjetesh që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj, për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit te lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Të gjitha akset rrugore të vendit do të monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.

Pas

Ujë me kripë për të sëmurët/ 300 mijë raste të reja me virus në Korenë e Veriut

Para

E rëndë, rrëzohet nga biçikleta, humb jetën 45-vjeçari në Pogradec

Para
Tragjedi në Tiranë/ Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, vd es në vend 40-vjeçarja

E rëndë, rrëzohet nga biçikleta, humb jetën 45-vjeçari në Pogradec

Të Gjitha

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

nga Fast News
12:00 | 25/06/2025
0

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

nga Fast News
11:30 | 25/06/2025
0

Mbi 3.4 milionë të huaj në 5 muaj, jo vetëm për turizëm

Mbi 3.4 milionë të huaj në 5 muaj, jo vetëm për turizëm

nga Fast News
11:21 | 25/06/2025
0

Dietat përkeqësojnë depresionin

Dietat përkeqësojnë depresionin

nga Fast News
10:30 | 25/06/2025
0

Recent News

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

12:00 | 25/06/2025
Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

11:30 | 25/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar