• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ndërpritet” emisioni, ndërhyn punonjësja e KPK: Genta Bungo urrente Imerajn dhe veriorët, më ka kërcënuar

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“Ndërpritet” emisioni, ndërhyn punonjësja e KPK: Genta Bungo urrente Imerajn dhe veriorët, më ka kërcënuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka qenë e ftuar prokurorja e shkarkuar, Elisabeta Imeraj, për të folur për procesin e saj të vettingut.

Në emision ka ndërhyrë një punonjëse e KPK, e cila nuk u identifikua me emër publikisht, por u identiifkua si punonjëse e këtij institucioni.





Ajo tha se ka marrë kërcënime me jetë dhe deklaroi se ish eprorja e saj, Genta Bungo urrente Elisabeta Imerajn dhe ka bërë komente të natyrës diskriminuese ndaj saj, për origjinën si veriore.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Mirëmbrëma zonjë, ju nuk doni të identifikoheni?

Punonjësja e KPK: Jo sepse ndihem e kërcënuar. E dinë një pjesë njerëzish kush mund të jem, por mos të jem shumë e ekspozuar. Jeta sot është e shtrenjtë.

Ylli Rakipi: Ju keni punuar pranë organeve të vetingut?

Punonjësja e KPK: Kam punuar për gati 3 vite në KPK. Kam plotësuar përveç kritereve profesionale, ligjore, kam qenë nën çertifikatë sigurie. E kam presupozuar veten një person të monitoruar përgjatë të gjithë kohës. Besoj se kam treguar integritet dhe profesinalizim.

Ylli Rakipi: Gjatë kohës së shkarkimit të Imerja ishit në punë?

Punonjësja e KPK: Kam gati një vit që jam larguar nga puna me dëshirën time?
Jam kërcënuar me jetë në tetor 2021. Më ka ndodhur dhe në shkurt 2019. Jam kërcënuar unë dhe familja. I jam drejtuar organeve kompetente. Hetimi është mbyllur pa asnjë rezultat dhe asnjë gjetje. Herën e dytë ishte kërcenim verbal nga person fizik i maskuar. Kërcënimi që më shprehu ishte në emër të ish titullares që kam punuar.

Ylli Rakipi: Kush është titullarja?

Punonjësja e KPK: Zonja Genta Bungo. Duke qenë se jam person që pavarësisht kërcënimit dhe gjërave që ndodhin, prirem ti drejtohem organeve ligjore.

Ylli Rakipi: A i jeni drejtuar?

Punonjësja e KPK: Po, policisë. Kur më ka ndodhur kërcënimi.

Ylli Rakipi: Çfarë ka qenë kërcënimi?

Punonjësja e KPK: Në lidhje me disa mesazhe që kisha këmbyer me titullaren, personi më ka bërë kërcënimin.

Ylli Rakipi: Si lidhet me Elisabeta Imeraj?

Punonjësja e KPK: Mesazhet që kam këmbyer me zonjën, i kam shprehur disa gjëra që kanë lidhje edhe me zonjën Imeraj. Nëse do të isha person pa integritet, do të kisha nxjerrë gjëra të tjera.

Ylli Rakipi: Çfarë keni kuptuar?

Punonjësja e KPK: I jam drejtuar zonjës Genta, në lidhje me çfarë kam kuptuar se ka ndodhur me çështjen e zonjës Imeraj.

Ylli Rakipi: Çfarë kishit kuptuar ju?

Punonjësja e KPK: Atë e di i gjithë institucioni për urrejtjen që zonja Genta kishte ndaj zonjës Imeraj dhe veriorëve në përgjithsëi.

Ylli Rakipi:Ua ka shprehur ju këtë gjë? Çfarë ju ka thënë?

Punonjësja e KPK: Kanë qenë disa raste. Unë i kam shprehur në dëshmitë e mia. Mbaj përgjegjësi të plotë. Janë situate reale të vërteta.

Ylli Rakipi: Elisabetës ia keni treguar këtë?

Punonjësja e KPK: Si mund ti tregoj unë? Unë me zonjën Imeraj nuk kam komunikuar.

Ylli Rakipi: Përse e ndjeni të nevojshmë të na i thoni ne? Duket sikur keni edhe konflikt me Bungon.

Punonjësja e KPK: Është një situatë që nuk dua të flas, sepse është çështje për të cilën po bëhet hetim dhe nuk mund të flas më tepër për të.

Mentor Kikia: Kjo dëshmi në kushtet e anonimatit, jemi të prirur ta konsiderojmë me rezerva, por është një sinjal që përtej këtij komunikimi, a do të konsiderohet të çohet më tej. Do të jetë e nevojshme.

Ylli Rakipi: Ne kemi një eksperiencë si gazetarë, nuk dua të të nxit për të bërë më shumë se kaq, por kemi një rregull, kur shfaqemi direkt jemi më të mbrojtur.

Punonjësja e KPK: Kam ndjekur shume procese, më tërhoqi vëmendjen procesi i zonjës Imeraj. Jam vetëofruar KPA dhe ONM, për të vetë-dëshmuar në këtë proces.

Mentor Kikia: Meqë keni ndjekur procesin e zonjës Imeraj dhe morët kurajo të ndërhyni publikisht, cfarë keni konstatuar gjatë këtij procesi, kishte sajesa të provave, cfarë nuk shkonte?

Punonjësja e KPK: Shumë gjëra i kam thënë edhe në dëshminë time në polici. Kam kuptuar shumë gjëra, pavarësisht se ngarkesa në punë ka qenë e tillë, që në kohë reale nuk reflektohej se cfarë po ndodhet. Tani që jam larguar dhe jam më e kthjellët dhe analizoj situatën, arrij të kuptoj se shumë gjera kanë qenë më shumë se të qëllimshme. Jam dëshmitare, punë ime ka qenë e monitoruar 24 orë me kamera. Denoncime të ardhura dorazi, fyerje, korridoreve të KPK.

Ylli Rakipi: Njerëzit që kanë punuar me ju, janë të qartë se kush jeni?

Punonjësja e KPK: Po. Nuk dua të fshihem pas diçkaje, por nuk dua të jem shumë e dukshme, për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tij.

Mentor Kikia: Zonja nuk po flet thejsht për fjalën maloke. Zonja po flet për fabrikim

Punonjësja e KPK: Intimitdim, paragjykim.

Mentor Kikia: Njëra janë kërcënimet personale që ajo ka marrë dhe tjetra aludimet për fabrikimin e dosjes së zonjës Imeraj.

Punonjësja e KPK: Do të kisha dashur të isha dëshmitare në procesin në KPA.

Elisabeta Imeraj: Dokumentacioni që janë, e kam ngritur edhe vetë pretendimin për konfliktin e interesit.

Mentor Kikia: Thënë nga ju nuk është aq e besuehsme.

Ylli Rakipi: Përpara organeve të drejtësisë do të flisni?

Punonjësja e KPK: Unë jam person real nuk po them asgjë të pavërtetë.Tpz

Pas

Sekreti i një flirti të suksesshëm

Para

Hyseni debat me Salianjin: Berisha, i juaji, e bëni dobiçin dhe e lini në derë

Para
Hyseni debat me Salianjin: Berisha, i juaji, e bëni dobiçin dhe e lini në derë

Hyseni debat me Salianjin: Berisha, i juaji, e bëni dobiçin dhe e lini në derë

Të Gjitha

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

nga Fast News
16:48 | 11/07/2025
0

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

nga Fast News
16:41 | 11/07/2025
0

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

nga Fast News
14:09 | 11/07/2025
0

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

nga Fast News
10:43 | 11/07/2025
0

Recent News

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

16:48 | 11/07/2025
Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

16:41 | 11/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar