• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Misteri i biletave në finalen Roma-Feynoord, ja pse munguan 1500 vetë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Misteri i biletave në finalen Roma-Feynoord, ja pse munguan 1500 vetë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

U bë nami për një biletë në finalen e Ligës së Konferencës. Mijëra shqiptarë, italianë dhe holandezë e patën për javë të tëra “misionin e jetës” sigurimin e një bilete.

Fundja, për ata që jetojnë në Shqipëri, përjashto tifozët e Romës apo ndonjë ithtar rastësor të Fejnordit, është bërë “trendy” që të shkohet në një ndeshje të rëndësishme, qoftë edhe pa pasur asnjë lidhje me skuadrat, por thjesht për të bërë “selfie”-n me të cilën i mburren shoqërisë: unë isha në stadium dje.

Mirëpo, ndodhi çudia e madhe: afro 1500 vende ishin bosh. Po, po, për të gjithë ata që u rropatën të gjenin një biletë dhe nuk ia dolën, duhet ta besojnë. Fundja, siç e tregon edhe fotoja në artikull, ishte vetë UEFA ajo që konfirmoi numrin zyrtar: 18.012 tifozë të pranishëm, nga 19.500 që ishin shitur në total. Po afro 1500 vende pse ishin bosh? “Panorama Sport” u interesua pranë zyrtarëve të FSHF-së dhe shpjegimi nën zë ishte dëshpërues…

MISTERI ME BILETAT

Firot në stadium nisën që dy ditë para finales dhe vijuan deri në ditën që ajo u luajt. Rreth 300 huliganë të të dyja skuadrave me precedentë të mëparshëm dhe të identifikuar nga policia nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe holandeze u rikthyen në vendet e tyre.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern



Policia shqiptare mes rreshtave deklaroi se ishin afro 100, por mësohet se kanë qenë afro 300 huliganë të rikthyer menjëherë në vendet e tyre dhe nuk janë lejuar që të qëndrojnë në Tiranë. Llogaritë sipas autoriteteve të futbollit ishin që mes atyre 300 huliganëve, rreth 250 zotëronin një biletë. Me të drejtë, pas kësaj lind pyetja: po afro 1200 bileta të tjera ku shkuan? Këtu më pas përfshihen të gjithë faktorët nga pak…

TREGU I ZI…

Ka pasur plot italianë, holandezë dhe shqiptarë që i patën blerë biletat kur UEFA njoftoi shitjen e tyre “online”. Dikush i kishte blerë për të ardhur vetë në Tiranë dhe nuk mundi për arsye nga më të ndryshmet. Dikush tjetër i kishte blerë enkas për t’i shitur në treg të zi me çmim disa herë më të lartë, por nuk i dolën llogaritë.

Pse? Sepse askush nuk kishte besim te dërgesa me e-mail dhe blerësin duhej ta takoje personalisht. Kishte nga ata që ia dolën ta bënin edhe këtë gjë, por shumë të tjerë jo, sepse ose ishin jashtë Shqipërisë, ose patën frikën edhe se mos binin në rrjetën e policëve që ishin të infiltruar dhe më pas do të përballeshin me drejtësinë. Këto pra janë arsyet se përse në atë “çmenduri” kërkesash për një biletë, papritur u pa një stadium me afro 1500 tifozë më pak.

PANORAMASPORT.AL

Pas

Tronditëse, dy fëmijët e mbytur në liqenin e Prushit janë vëllezër

Para

6 rregullat e aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit në lëkurë

Para
6 rregullat e aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit në lëkurë

6 rregullat e aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit në lëkurë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

nga Fast News
10:00 | 24/12/2025
0

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

nga Fast News
09:00 | 24/12/2025
0

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

nga Fast News
08:30 | 24/12/2025
0

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

nga Fast News
08:00 | 24/12/2025
0

Recent News

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

10:00 | 24/12/2025
A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

09:00 | 24/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar