• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Manja rendit 10 prokurorë e gjyqtarë “të krimbur” në para të larguar nga Vetingu

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Manja rendit 10 prokurorë e gjyqtarë “të krimbur” në para të larguar nga Vetingu
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama, tha se shqetësimi kryesor lidhet me zbatimin e Reformës së drejtësisë se re, ndërsa rendit listën që e quajti ‘top-lista” me prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar nga Vetingu, pasi nuk justifikuan pasuritë e ndërtuara gjatë karrierës së tyre.

Manja tha se ka ardhur koha që të kryhen hetime dhe të zbardhet e vërteta, pasi sipas tij nuk mund të rriskojnë aspiratën e shqiptarëve për një drejtësi të pavarur, vetëm se drejtësia e re heziton të kryejë funksionet kushtetuese dhe ligjore.





“Po ju jap disa shifra, kjo është e dhimbshme, rezulton se nga 197 prokurorë e gjyqtarë të larguar dhe 450 të dorëhequr nga frika e vetingut, po u rendis top listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kryesojnë listën dhe mua askush s’më thotë dot pa e hetuar drejtësia e re, se nga e kanë vënë këtë pasuri që nuk e justifikojnë dot .

Subjekti i parë me 857 mln lekë të vjetra të pajustifikuara, ose 714 euro, që në jetën e vet ka bërë vetëm punën e prokurorit, ta hetojë drejtësia e re sepse për këtë e ngritëm.

800 mln lekë të vjetra subjekti i dytë, ky jo vetëm mungesë burimesh por ka ngel dhe te pastërtia e figurës, lidhje me botën e krimit të organizuara.

691 mln lekë të vjetra tjetri.

600 mln lekë të pa justifikuara, por ky rezulton i lidhur me subjektin e pestë, se janë bashkëshortë, 550 mln lekë të vjetra ka bashkëshortja.

460 mln lekë tjetri dhe e mbyll i 10 në listë me 129 mijë euro.

Doni me apartamente?

13 apartamente, shpi, dyqane, vilë, është larguar nga vetingu.

Tjetri 3 vila, janë vendime këto nuk po i them unë.

10 pasuri tjetri, ndërsa një subjekt tjetër jo vetëm që ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh por ka ndërtuar dhe vilë pa leje në tokën e dikujt tjetër, dhe më lejoni miq, se ne kemi një kuadër ligjor të ashpër për ndërtimet pa leje, drejtësia jonë e re ka dënuar dhe për një avlli pa leje, ky ka kryer dhe vepër penal. Po kjo pse nuk fillon kryesisht? Të qepen mbrapa me shku një kallzim me të kap 22 prokuroritë e vendit për ndërtim pa leje dhe në fshatin më të thellë, me rrënje e degë ta zbardhin çështjen për katër ditë.

Ky është shqetësimi ynë lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi, por jo vetëm me performanën e institucioneve të reja të drejtësisë, por me nevojat tona si shtet në kuadër të BE se në gjitha dokumentet e BE, thuhet “të hetohen gjyqtarë e prokurorë të larguar nga vetingu, luftë kundër krimit dhe korrupsion”,.

Nuk mund të rrezikojmë më që aspiratat e shqiptarëve për drejtësi të pavarur t’i rriskojmë sepse drejtësia e e re heziton të kryejë funksionet kushtetuese dhe ligjore, u kemi garantuar pavarësinë, me shumë dëshirë dhe të gjithë trajtimin e mundshëm financiar, por tan është koha qytetarëve shqiptarë tu kthejmë mbrapsht me hetime zbardhjen e të vërtetës, tu japim përgjigje”, tha Manja.bw

Pas

Pse Hungaria po e bllokon embargon ndaj naftës ruse?

Para

Rama paralajmëron: Do ketë kallëzime në SPAK për figura të PS dhe kryetar bashkie

Para

Rama paralajmëron: Do ketë kallëzime në SPAK për figura të PS dhe kryetar bashkie

Të Gjitha

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

nga Fast News
10:08 | 12/08/2025
0

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

nga Fast News
10:02 | 12/08/2025
0

Kërkesat e BE, bëhet gati ligji i ri për “Për Statutin e Shoqërisë Evropiane”

Kërkesat e BE, bëhet gati ligji i ri për “Për Statutin e Shoqërisë Evropiane”

nga Fast News
09:56 | 12/08/2025
0

Zjarret përfshijnë vendin, 30 vatra aktive në territor

Zjarret përfshijnë vendin, 30 vatra aktive në territor

nga Fast News
09:42 | 12/08/2025
0

Recent News

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

10:08 | 12/08/2025
Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

10:02 | 12/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar