• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Huawei akuzohet për diskriminim; “Kultura e ujkut” kontrollon punonjësit në Evropë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Huawei akuzohet për diskriminim; “Kultura e ujkut” kontrollon punonjësit në Evropë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Si rezultat i një hetimi disa mujor, netzpolitik.org dhe partnerët mediatikë të Rrjetit Signals kanë konstatuar se Huawei diskriminon punonjësit e saj në Evropë.

Dokumentet e brendshme dhe regjistrimet e fshehta audio tregojnë se kompania teknologjike i sheh punonjësit si lëndë të parë për të krijuar suksesin e saj. Ish-punonjësit flasin për një kulturë toksike korporative që promovohet nga menaxhimi i kompanisë dhe tregojnë se kinezët janë më të privilegjuar se vendasit.

Themeluesi i Huawei, Ren Zhengfei i përcjell fjalimet e tij me metafora ushtarake dhe me krenari e quan stilin e tij të ashpër të lidershipit “kulturë ujku”. Presioni i madh për të pasur sukses krijon një kulturë toksike brenda kompanisë.

Punonjësit që e përqafojnë filozofinë moderne të menaxhimit shpërblehen nga Huawei me pagesa speciale të lidhura me aksionet e kompanisë. Ajo që ndodh kur punëtorët refuzojnë të vënë jetën e tyre tërësisht në shërbim të punëdhënësit të tyre, tregohet nga emailet e brendshme dhe regjistrimet audio të fshehta të marra nga netzpolitik.org dhe partnerët e saj mediatikë, si dhe çështjet gjyqësore në disa vende.

Hierarkia e ngushtë e Huawei tregon se punonjësit kinezë dhe ata evropianë nuk janë të barabartë. Niveli i lartë drejtues është rezervuar për emigrantët kinezë të cilët dërgohen nga selia e kompanisë në Shenzhen në filialet në të gjithë botën. Dominimi kinez reflektohet edhe në nivelin e menaxhimit të grupit global. Nga 17 anëtarët e bordit të drejtorëve të Huawei, 17 janë kinezë. Punëtorët evropianë janë nën mbikqyrjen e menaxherëve kinezë, kanë më pak akses në informacion dhe janë të përjashtuar nga vendimet e brendshme të rëndësishme.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern



Gjiganti kinez i teknologjisë kërkon besnikëri dhe disiplinë si nga punonjësit evropianë, ashtu edhe nga emigrantët e saj. Kompania është e vendosur të parandalojë që emigrantët të lëshojnë rrënjë jashtë Kinës dhe të marrin të drejtën e qëndrimit në vendet evropiane. Asnjë emigrant nuk mund të qëndrojë në të njëjtin vend jashtë Kinës për më shumë se pesë vjet.

Huawei duket se krenohet me fuqinë e saj të re punëtore. Burimet tregojnë se në Evropë dominojnë “breshkat e detit”. Stafi i ri është nën presion: kushtet e vështira të punës dhe kontrolli i vazhdueshëm nga kompania janë pjesë e jetës së përditshme, duke nxitur “kulturën e ujkut” që shefit të kompanisë Ren i pëlqen ta përdorë. Nga ana tjetër, gjiganti kinez i diskriminon punonjësit për shkak të moshës. Huawei nuk i pëlqen kur dikush punësohet nga kompania përtej ditëlindjes së tij të 60-të. Sipas burimeve, nëse punonjësit e moshuar nuk largohen vullnetarisht, Huawei i drejtohet presionit.

Kur bëhet fjalë për orët e punës, Huawei ndjek gjithashtu një kurs që është mjaft i pazakontë në Evropë. Pjesëmarrja shpesh shtrihet përtej orarit bazë të punës, në përputhje me të ashtuquajturin parim 9-9-6 për punonjësit në Kinë. Parimi i referohet pranisë së sugjeruar të punonjësve në zyrë nga nëntë e mëngjesit deri në nëntë pasdite, gjashtë ditë në javë. Punonjësit jo-kinezë u rebeluan dhe që atëherë janë përjashtuar efektivisht nga rregulli.
Huawei përpiqet të prezantohet si një kompani moderne dhe ndërkombëtare, por kultura e punës dhe mënyra e trajtimit të punonjësve dëshmon të kundërtën. Gjiganti kinez i teknologjisë do të vazhdojë të nxitë “kulturën e ujkut” për aq kohë sa do të ketë si burim frymëzimi gjeneralin Erwin Rommel.

Pas

Niveli më i ulët historik/ Euro zbret në pikiatë, ja çfarë po ndodh me kursin e këmbimit valutor

Para

“Të përgjohen celularët e policëve” Eksperti i Sigurisë hedh dyshimet e forta për aksionin e SPAK

Para
“Të përgjohen celularët e policëve” Eksperti i Sigurisë hedh dyshimet e forta për aksionin e SPAK

“Të përgjohen celularët e policëve” Eksperti i Sigurisë hedh dyshimet e forta për aksionin e SPAK

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

nga Fast News
21:06 | 25/12/2025
0

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

nga Fast News
12:00 | 25/12/2025
0

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

nga Fast News
11:30 | 25/12/2025
0

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

nga Fast News
11:00 | 25/12/2025
0

Recent News

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

21:06 | 25/12/2025
A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

12:00 | 25/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar