• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Do ketë gjoba” Deri në 9 mijë euro nata, Autoriteti i Konkurencës paralajmërim për çmimet e hoteleve

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Do ketë gjoba” Deri në 9 mijë euro nata, Autoriteti i Konkurencës paralajmërim për çmimet e hoteleve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri ka njoftuar se po monitoron tregun për sa i takon rritjes së çmimeve të hoteleve për datat 23-25 maj për shkak të mbajtjes në Tiranë të finales së Conference League.

Bëhet me dije se nga vëzhgimi në platformat online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta.





Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë thirrje hoteleve të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, në të kundërt do të përballen me gjoba.

“Nisur nga disa informacione shqetësuese në media në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve nga ana e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e hotelerisë  apo akomodime të tjera të ngjashme në qytetin e Tiranës, në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022, Autoriteti i Konkurrencës vendosi monitorimin e këtij tregu. Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj  2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit.

Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës:  – të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos;  – të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit  me çmime disa herë më të larta.

Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes  në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit  të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”,  shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”, ka deklaruar Autoriteti i konkurrencës.

Më herët, kryetari i shoqatës shqiptare të turizmit ka ngritur shqetësimin për një rritje të pazakontë të çmimit të hoteleve në datën 25 Maj, kur në Tiranë do të luhet finalja e Conference League.

Duke publikuar një imazh të faqes së rezervimeve, ku një dhomë hoteli shkon nga 500 euro në 9 mijë, Topuzi kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të kthyer normalitetin.

Pas

“Çmallje e nevojshme” Shkoi në Hagë për të takuar Thaçin, Rama zbulon si ishte gjendja e ish-presidentit

Para

Nuk deklaroi një apartament, ish-kreu i Kushtetueses dërgohet për gjykim

Para
Nuk deklaroi një apartament, ish-kreu i Kushtetueses dërgohet për gjykim

Nuk deklaroi një apartament, ish-kreu i Kushtetueses dërgohet për gjykim

Të Gjitha

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

nga Fast News
10:00 | 19/07/2025
0

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

nga Fast News
09:00 | 19/07/2025
0

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

nga Fast News
08:30 | 19/07/2025
0

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

nga Fast News
08:00 | 19/07/2025
0

Recent News

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

10:00 | 19/07/2025
Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

09:00 | 19/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar