Ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi publikisht se ka një grup pro-Basha në PD.
I ftuar në “Open” në “News24” Berisha tha se mbështetja e Bashës ka pësuar një rënie katastrofale. Duke u pyetur për faktin se 35 deputetë nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit, Berisha u justifikua duke thënë se ata janë në meditim.
Berisha dha garanci se me kandidimin e tij për kryetar, PD do të shkojë drejt fitores. Ai tha se kush humbet duhet t’i thotë mirupafshim partisë.
Ish-kryeministri ka komentuar deklaratën e Ndihmës-sekretares amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ndërsa shtoi se ajo ka një karrierë të gjatë diplomatike. Berisha kujtoi takimin e Bashës me Escobar si dhe vendimin e Blinken për shpalljen non-grata të Berishës nga SHBA-të. Mes të tjerash Berisha tha sërish se Basha nuk u lejua që të ikte për vizitë në SHBA, ndërsa shtoi se ai u detyrua të kthehej në Romë.
Berisha: Kam respekt për zonjën se ka karrierë të gjatë diplomatike. Por vetëm nga ana diplomatike, apo njerëzore, duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor, Gabriel Escobar, i cili erdhi dhe u taku ame Bashën. Njoftoi Shqiptarët se e pres me kënaqësi takimin me Bashën në Uashington dhe të gjitha këto 1 javë para referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se shqiptarët janë një komb jetë gjatë, dhe nuk i kanë qejf kukullat. Ti ke kukulla, se ke dy vajza. Iku zotëria, tha se do vijë Basha. Ai u nis me Gjekmarkaj, e zbritën. Nuk shkoi dot.
Nuk është në Amerikë ?
U nis për në Romë, e sigurt. por nuk shkoi dot. Është tjetër FBI dhe tjetër DASH. I kanë ça ligje. Jo vizë ka, por je i ndaluar për ligjin.
Pse ka ndaluar në Romë?
Kjo është e njohur. Përsëri, servilet i propozuari i Gaz Bardhit si përfaqësues i opozitës. Operacioni kishte vetëm një qëllim, ë ndihmojë Qeverinë e Edi Ramës, të fusë Bashën në qeveri me të, dhe unë do e kundërshtoj ame gjithë forcën dhe nuk isha dakord. Nuk kishte qëllim tjetër ky. Fitoren që ta dini ju se kam bazuar te faktori i jashtëm. Nga 97-ta, ka ardhur këtu e gjithë bota e lirë demokratike, me mesazhin që unë duhej të largohesha nga politika. Kjo është e vërteta.
Po në 2004 shkuat në Amerikën?
po se u kthye miku. E kisha mik. Shkova në inaugurimin presidentit Bush. Unë ia dhashë përgjigjen e merituar Trjokës, me në krye Georgit. Një njeri që nuk e besonte se do fitoja, përveç vetes time. Unë besoja, PD fitoi. Kur e nisa këtë nismë, në shtator, cili ishte ai që tha; Berisha do e fitojë këtë betejë? Asnjë! As vetë se kam thënë. S’e mund të fitoja dhe jo. Por unë fitova. Tani kam një horizont të ri kam për të kapur. Jam i sigurt se do e kap.
Si?
Do kap votat, duke fituar mendjen dhe zemrat e shqiptarëve. S’janë vendet e huaja që përcaktojnë votën. Është e faktuar kjo. Jo!.
Do e rregulloni pozicionin tuaj si kryetar i PD me SHBA?
S’kam kërkuar dhe skam për ta bërë që zoti Blinken ta heqë atë vendim. Unë dua të kërkoj të falur. Të falur nuk kërkon se nuk lejon arroganca. Në momenti në të dalë fakti i parë, unë marr çdo vendim kundër vetes.
Abilekaj: Ky raporti me SHBA është problematikë në kushtet kur ke një qeveri që punon me oligarkët. Një mazhorancë që kontroll krimin, ka patronazhistë dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara. Pra Edi Rama e ka ndarë që deri në 2029 do të jetë në pushtet. Ka ndonjë mundësi të thyeni këtë aleancë?
Berisha: Ne duhet të thyejmë aleancën e Ramës me shqiptarët. Foltorja kishte element elektrizimi. Tani filloj sërish takimet e mia me qytetarët për një rikthim të PD në formën e saj më të sigurt drejt fitores. Nuk fiton askush nga deklaratat e ambasadorëve. Unë do t’jua bëj të qartë se çfarë çmimi paguajnë ata…
Lapaj: Partneriteti i kombit tonë me kombin më të madh mik është i padiskutueshëm.
Berisha: Në këto marrëdhënie ka dy realitete. Nuk ka gjë më të papranueshme kur bëjnë gjithçka për të caktuar kryetarin e PD. Për Sali Berishën nuk ka pasur asnjë dokument.
“Ai që humb, të thotë; mirupafshim”/ Berisha: Unë u largova, s’e ka fajin Saliu për çdo gjë. Ja pse rikandidimi im do e çojë PD-në drejt fitores
Flisni për kryetarokraci ju do të zgjidheni pa garë?
Ju me konfundoni mua me Edi Ramën dhe unë nuk jam kurrë ai. Nuk kam krijuar në jetën time kandidat rival. Do të ketë një fushatë dhe një garë të vërtetë. Në një vend të lirë nuk ndodh që kandidati të krijojë rival. S’ka gjë më qesharake se t’i pretendosh atij rival. E vetmja gjë që s’mund të bëj unë është të kem një kandidat të shtirur. Di që ishin Kadilli dhe Kulluri që do kandidonin. Nëse kandidojnë janë të mirëpritur.
Alibekaj: Këtu problemi është tek kontestimi.
Berisha: Ata që e kanë kundërshtuar, nuk kanë ndershmërinë e Belind Këlliçit. Nuk mund të marr për bazë paragjykimet e të tjerëve.
Abilekaj: Ju do të merrni PD-në dhe do e çoni në zgjedhje në 2025. Nëse ju humbni do të lini pas një krizë shumë më të madhe.
Berisha: Kush e tha këtë?
Abilekaj: Nëse largoheni pas një humbje s’ka kush e menaxhon krizën.
Berisha: Partia ka nevojë që kur kryetari humb zgjedhjet thotë mirupafshim. Nëse ndodh kjo, hap shtegun për të ardhur ai tjetri. Vjen ai që e çon në fitore në mënyrë të pashmangshme. Kandidimi im do ta çojë në fitore dhe do hapë rrugën drejt saj. Statuti ka ndyshuar.
Lubonja: Unë s’mund të them kjo nuk është parti e Berishës. Por është një parti e zvogëluar ndërkohë që kemi një lëvizje të gjerë, më të gjerë se PD. Tani çfarë mendoj unë që këtu e pengon këtë? Ju me këtë historik, qëndrim edhe me deputetët, thoni të vijë dhe ata largohen dhe këtu do ngelet një parti e vogël. Nëse do jetë një kryetar tjetër, do emërtohet prapë si kukull e Berishës. Ju nuk premtoni një parti të emancipuar për të mirën e Shqipërisë.
Berisha: Ka mundësi nëse kryetari që humbet zgjedhjet largohet. Nuk ka mekanizëm tjetër. Unë u largova dhe nëse s’do isha larguar Rama s’do ishte në pushtet sot. Unë bëra një ndryshim gjeneratash. Fajin nuk e ka Saliu për çdo gjë. Keni Papandreun në Greqi, do rikthehem tha.
Lapaj: Atje ka garë doktor.
Lubonja: Kthimin tuaj e kemi peshqesh nga amerikanët.
Berisha: Do të them të vërtetën. Vendimi i shtatorit ka lidhje me ndërhyrjen e SHBA-ve.
“Flirton me Ramën”, Berisha: Ka një grup pro Bashës, ish-kryetari mund të formojë parti, por ka rënie katastrofale!
Lubonja: Unë shoh tre grupe. Mendoj se dhe me kokrra, shoh një pjesë që janë më afër Lulzim Bashës. Shoh një grup që ka ambiciet e veta, përtej Bashës dhe Berishës dhe të ‘vijmë ne’. Të dy këta grupe i shoh si të kenë mbështetje amerikane. Ka dy grupe që mendojnë se me mbështetje, amerikane që është kryesore, dhe me mbështetje ligjore, mund të rimarrin partinë dhe grupin tuaj që ka shumicën e partisë dhe legjitimitetin. Ju arritët në këtë pikë të suksesshme se fituat në Shkodër në 6 mars dhe një pjesë lëvizën nga kjo. Pastaj se sa të pavarur janë ata, që falen te ambasada në çdo rast, se di nëse janë të pavarur. Nëse do ishin të pavarur, do mbanin qëndrim. Ajo që bëri Basha ishte gabim politik se përçau partinë dhe bëri lojën e kundërshtarit. Janë 3 grupe. Aq shoh unë.
Berisha: A e ke ndjekur Lulzim Bashën?! Ai thotë; foltorja. Secili prej jush po të dilte, 15-20 veta i bashkohen. Ka një exit-poll që po bëhet, i Euronews, ai zbret te 2%, ka rënien më katastrofale që pëson një njeri (Basha). Ai nesër mund të krijojë një parti, por them se ku është ai. Ka një grup të Bashës, s’e mohoj por i parëndësishëm. Po flitron dhe po flitron me Edi Ramën. Shkoi votoi zgjatjen e vettingut, pasi e kishte quajtur procesin mafioz.bw