Mbani shënime për takimin e radhës!
1. Ti vë re që s’respektojnë kufijtë e tu
Kushtojini vëmendje mënyrës sesi përgjigjen kur nuk marrin prej jush atë që duan ose kur ju shprehni një mendim të kundërt prej tij. Mënyra sesi dikush reagon ndaj limiteve apo kufijve që ju vendosni tregon shumë për të. A i trajtojnë me respekt apo i dhunojnë limitet që ti vendos, pa marrë në konsideratë sesi ndihesh?! Përgjigjjuni kësaj.
2. Janë të pasjellshëm me të tjerët
Nuk ka rëndësi sa mirë sillen me ju në takimin e parë. Vini re si i trajtojnë të tjerët rreth jush. Nëse ankohen gjatë gjithë kohës për kamerierin, apo shajnë ndër dhëmbë, atëherë sjellja e mirë me ju është thjesht fasadë.
3. I referohen njërës/it prej ish-partnerëve si “i/e çmendur”.
Diskutimet për ish-partnerët në takimet e para nuk janë ide dhe aq e mirë, por nëse po flisni rreth tyre dhe personi përballë e etiketon me fjalë të tilla, tregon shumë pë të. Nuk do të ishte çudi që pas pak kohësh të njëjtat epiteti t’i përdorte edhe për ty.
4. Ka tendencën të flasë keq për të tjerët
Nëse ai flet keq për të gjithë, mendoni se ka diçka që s’shkon me njerëzit përveç tij? Nëse ai gjen probleme tek të gjithë përveç vetes së tij, atëherë konsiderojeni shenjë të keqe. Shpejt do të t’i faturojë ty fajet për çdo zënkë në lidhje.
5. Ju bëjnë të ndiheni keq përmes pyetjeve të sikletshme
Duan t’ju shohin të sikletosur dhe ky s’është fare gjest fisnik. Provokimet apo skemat në takim të parë mbeten të shëmtuara dhe tregojnë shumë për karakterin dhe ngarkesat e personit përballë jush.
6. Në mënyrë të vazhdueshme kontrollojnë telefonin
Në rast se nuk ka urgjencë, telefoni mund të presë. Eshtë e pahijshme të merresh me të gjatë një takimi pasi i lë të kuptojë që nuk po shijon bisedën dhe se nuk je 100% prezent.
7. Flasin gjithë kohës për veten
Ka një ndryshim nëse ai të flet ty apo po flet me ty. Kur dikush të flet ty, ata flasin vetëm për vete dhe nuk bashkëbisedojnë. Ka vetëm rrëfime, asnjë pyetje apo hapësirë e lirë për këmbim mendimesh. Kjo të bën të mendosh se për ta nuk ka asnjë rëndësi nëse jeni apo nuk jeni prezentë.
8. E ndjen që po nxitojnë të të njohin shumë shpejt
Që në takimin e parë përmendet e ardhmja, gjërat që do të bëni bashkë, vendet që do të shihni apo edhe një martesë e mundshme. Duhet të trembeni pak. Njohja me dikë është proces që duhet të vijë në mënyrë graduale dhe shumë natyrshëm. Mund të jetë emocionuese të dëgjoni fjalë të tilla, por kujtoni që ai/ajo s’ju njeh ende dhe është një ndjesi false sigurie gjithë çfarë po ju thonë në ato momente.anabel