• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

U kishte para borxh/ Dy persona marrin peng 31-vjeçarin në Tiranë dhe e rrahin në banesë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
U kishte para borxh/ Dy persona marrin peng 31-vjeçarin në Tiranë dhe e rrahin në banesë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona janë arrestuar nga policia ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, pasi akuzohen se kanë marrë peng një person dhe e kanë dhunuar atë fizikisht në banesën e njërit prej tyre.

Policia njofton se në pranga janë vënë Sh. K., 37 vjeç dhe D. Ç., 37 vjeçe. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë peng Sh. K., 37 vjeç dhe më pas e kanë dhunuar në banesën e njërës prej të arrestuarve.

Nga hetimet ka rezultuar se pengmarrësi tjetër në momentin e ngjarjes ndodhej nën masën e sigurisë arrest shtëpie, të caktuar nga gjykata pasi ishte kapur me armë pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hostage”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Morën peng një shtetas dhe e dhunuan fizikisht atë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Njëri nga të arrestuarit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Kashar, disa persona të paidentifikuar, kishin marrë peng një shtetas, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hostage”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Sh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

-D. Ç., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Falë punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi S. P., në bashkëpunim me shtetasin Sh. K. dhe shtetasen D. Ç., kanë marrë peng dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht në banesën e shtetases D. Ç., shtetasin E. S., 31 vjeç, për shkak të një borxhi.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Sh. K., kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Asnjë humbje jete/ Ja sa qytetarë rezultojnë të infektuar nga pandemia në Shqipëri

Para

“Përgatituni për lëvizjen e rradhës së Vladimir Putin” Zelensky i bën thirrje botës

Para
“Përgatituni për lëvizjen e rradhës së Vladimir Putin” Zelensky i bën thirrje botës

“Përgatituni për lëvizjen e rradhës së Vladimir Putin” Zelensky i bën thirrje botës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar