• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

U ekzekutua nga vr asës profesionistë, detaje nga vrasja e mafiozit grek që kishte lidhje me shqiptarët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
U ekzekutua nga vr asës profesionistë, detaje nga vrasja e mafiozit grek që kishte lidhje me shqiptarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në 25 prill 2022, persona të paidentifikuar ekzekutuan në shtëpi bosin e mafies greke Giannis Skaftourou. Giannis Skaftouras ishte një emër i njohur për drejtësinë helene pasi konsiderohet si një nga bosët e vjetër të mafies greke, teksa mësohet se është vrarë nga vrasës me pagesë dhe profesionistë.

Ndërkohë pas vrasjes, trupi i pajetë i bosit të mafies greke i është nënshtruar ekspertizës. Konkluzioni i raportit mjeko-ligjor pas ekzaminimit të trupit të Skaftourou, tregon se ai është vrarë me 10 plumba, 3prej tyre në kokë. Lidhur me ngjarjen ka folur për Mega Tv, Stavros Balaskas, sindikalist i ELAS-it i cili thotë se ekzekutorët e 55-vjeçarit, nuk i kanë lënë asgjë rastësisë duke e planifikuar vrasjen e tij në detaje.

Materialet e siguruara nga kamerat e sigurisë së dyqaneve të zonës në Skourta të Viotisë po analizohet tashmë nga oficerët e Departamentit të Vrasjeve që kanë marrë përsipër të zbardhin ekzekutim in e njeriut më të fortë të mafies greke. Ndërkohë për ngjarjen tronditëse është ndërtuar edhe skena 3D e cila sjell detajet sesi autorët u futën në banesën e shënjestrës dhe e ekzekutuan atë në sy të familjes.

“Autorët njihnin shumë mirë shtëpinë e viktimës, muret rrethuese dhe çdo gjë tjetër përreth. Autorët kanë lënë motorin rreth 100 metra larg shtëpisë së Skaftourou, dhe janë futur përmes një rrugë në të cilën nuk ka as banesa dhe as qarkullim, duke mbërritur në tokën e vilës së tij. Më pas ata kanë kaluar murin rrethues pa rënë në sy të askujt, duke u futur në vilë. Kanë qenë tre persona të armatosur dhe të maskuar të cilën janë futur në oborrin e shtëpisë dhe kanë neutralizuar të gjithë familjarët që ndodheshin duke drekuar në tavolinë. ‘Uluni të gjithë përtokë’, mësohet të kenë thënë ata dhe më pas kanë pyetur se ku është Giani dhe e kanë qëlluar me breshëri”, deklaron Balaskas.

Vlen të theksohet se në vitin 2018, i ndjeri Skaftourou ra pre e një sulmi me thikë në një burg të Greqisë. Asokohe sipas mediave greke thuhej se autori i këtij sulmi me thikë ku mbeti i plagosur në këmbë Giannis Skaftourou mund të ketë qenë një anëtar i mafies shqiptare. Giannis Skaftourou i njohur me nofkën “xhaxha Xho”, ishte “dora e djathtë” e Vassilis Stefanakos, një tjetër bos i mafies i cili u vra në vitin 2018. Ky i fundit është përfshirë në disa vrasje të kryera nga shqiptari Alket Rizai.





Pas

Presidenti i ri i Shqipërisë, profilet që kërkon Kryeministri, Alibeaj flet për një kandidat

Para

U dënua me 17 vite burg për mashtrim, biznesmeni Becceti apelon vendimin

Para
U dënua me 17 vite burg për mashtrim, biznesmeni Becceti apelon vendimin

U dënua me 17 vite burg për mashtrim, biznesmeni Becceti apelon vendimin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

nga Fast News
10:00 | 24/12/2025
0

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

nga Fast News
09:00 | 24/12/2025
0

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

nga Fast News
08:30 | 24/12/2025
0

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

nga Fast News
08:00 | 24/12/2025
0

Recent News

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

10:00 | 24/12/2025
A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

09:00 | 24/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar