• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“S’ka më pritje nëpër sportele” Ministri Çuçi jep lajmin e mirë për qytetarët

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“S’ka më pritje nëpër sportele” Ministri  Çuçi jep lajmin e mirë për qytetarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa foli sot në Kuvend për Aktin Normativ të shtyrjes së vlefshmërisë së ID në 6 bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale, duke iu dhënë mundësi rreth 144 mijë qytetarëve të votonin, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, u ndal edhe te modernizimi i shërbimit të Gjendjes Civile.

Ai tha se sot ky shërbim është ngritur në një nivel të paimagjinueshëm deri disa vite më parë“Besoj se të gjithë i mbani mend radhët e gjata që krijoheshin nëpër sportele të Gjendjes Civile për një certifikatë lindje, martese apo një dokument tjetër çfarëdo. Në jo pak raste këto sportele ishin kthyer në qendra ku gëlonte rryshfeti. Sot janë 21 shërbime të Gjendjes Civile që merren online direkt nga celulari apo kompjuteri juaj. Shkëputja e kontaktit direkt me punonjësit i ka prerë rrugën korrupsionit dhe ka shkurtuar kohën e pritjes së qytetarëve për të marrë shërbimin që kërkojnë.

Aktualisht jemi në hapat e fundit të punës për konfirmimin edhe të certifikatave në gjuhë të huaj të cilat do të gjenerohen automatikisht nga #eAlbania pa qenë nevoja për t’u paraqitur nëpër sportele. Mbi 80% të shërbimeve të Gjendjes Civile do të jenë online përmes një sistemi që jep siguri, mban larg korrupsionin, si dhe iu garanton qytetarëve shërbim cilësor me një klik përmes celularit të tyre. Ky është një kapërcim i jashtëzakonshëm që krijon siguri, që tregon përkujdesje dhe sjell zhvillim. Edhe po të dojë këtë nuk mund ta mohojë dot askush”, tha Çuçi.

Për fushatën e vetëdeklarimit dhe regjistrimit të adresave, Ministri i Brendshëm tha se adresën e plotë me 8 elementë sipas ligjit e kanë rreth 2.4 milionë shtetas shqiptarë, ndërkohë që vijon fushata e ndërgjegjësimit për qytetarët që nuk e kanë ende një adresë të saktë të regjistruar. Vetëm me një adresë të saktë tha Çuçi, ke akses në shumë shërbime publike të cilat në masë të madhe ofrohen online.

“Dixhitalizimi dhe procesi i modernizimit të shërbimeve publike është një instrument i pazëvendësueshëm jo vetëm për të mbajtur larg korrupsionin në zyrat e shtetit, por është një kapërcim epokal që sjell akses më të madh dhe më cilësor të qytetarëve në shërbimet publike”, u shpreh ministri Çuçi.

Pas

Jul Çezari, mitet dhe të vërtetat mbi perandorin e famshëm romak

Para

“Do bëj testin e ADN për dy djemtë” Trondit ish-bashkëshorti i Merushes, 30 vjeçares që i mori jetën vjehrri

Të Gjitha

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

nga Fast News
09:57 | 21/07/2025
0

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

nga Fast News
09:44 | 21/07/2025
0

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

nga Fast News
09:31 | 21/07/2025
0

Rama shpjegon pse e nisi aksionin për çlirimin e hapësirave publike: Ja kush e kërkoi

Rama shpjegon pse e nisi aksionin për çlirimin e hapësirave publike: Ja kush e kërkoi

nga Fast News
09:23 | 21/07/2025
0

Recent News

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

09:57 | 21/07/2025
Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

09:44 | 21/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar