Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shpërdoroi detytën, arrestohet ish-kryerarja e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Shpërdoroi detytën, arrestohet ish-kryerarja e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
Ish-presidentja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, u arrestua për shpërdorim detyre pasi u publikuan transkriptet e djalit të saj duke thënë se ajo do të mbronte marrëveshjet e tij të paligjshme pët trafik kokaine dhe cigaresh kontrabandë.

Vesna Medenica u arrestua të dielën në aeroportin e Podgoricës pasi mediat publikuan transkriptet e shkëmbimeve të mesazheve mes djalit të saj, Milos Medenica, dhe oficerit të policisë Darko Laloviç, në të cilat ata organizonin blerjen e kontrabandës së kokainës dhe cigareve në portin e Tivarit.

Në transkriptet e bisedave duke përdorur aplikacionin e koduar të mesazheve Sky ECC, Milos Medenica pretendoi se nëna e tij ishte në dijeni të biznesit të tyre të paligjshëm dhe tha se ata mund të presin mbrojtje prej saj.

Mediat raportojnë se ajo është arrestuar për shpërdorim detyre.  Ministria e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave tha të hënën se arrestimi i Medenicës ishte një sinjal pozitiv për luftën e vendit kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

“Ne i japim mbështetje të plotë Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe institucioneve të tjera që udhëheqin luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në mënyrë që të mos ketë më të paprekshëm në Mal të Zi,” tha ministria në një deklaratë për shtyp.
Më 6 prill, Vesna Medenica mohoi akuzat kundër saj dhe u bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë.
Pas arrestimit të saj të dielën, ajo u shtrua në spital. Qendra Klinike Malazeze njoftoi se ajo do të trajtohet për një çrregullim metabolik.
Agjencia evropiane e zbatimit të ligjit EUROPOL dërgoi transkriptet e mesazheve të koduara në prokurorinë malazeze tetorin e kaluar.
Laloviç u arrestua më pas dhjetorin e kaluar dhe u akuzua për krijimin e një organizate kriminale dhe trafik droge, ndërsa mediat raportuan se ai po bashkëpunonte me bandën e Kavaçit, një grup kontrabandistësh droge nga qyteti i Kotorrit.

Më 7 prill, Prokuroria Speciale e Shtetit nisi një hetim për Medenicën, e cila u largua nga vendi dhjetorin e kaluar menjëherë pas arrestimit të Laloviqit.
Më 9 prill, Milan Knezeviç, një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit, akuzoi prokurorinë shtetërore dhe policinë se i mundësuan Milos Medenicës të largohej nga vendi.
Më 12 prill, presidenti malazez Milo Gjukanoviç tha se rasti do të jetë një sfidë për zyrën e prokurorisë dhe gjyqësorin.

“Nuk ka dyshim se ata do të luajnë rolin e tyre profesionalisht, do të shqyrtojnë të gjitha rrethanat dhe do të informojnë publikun malazez për veprimet e tyre në këtë rast,” tha Gjukanoviç në një konferencë për shtyp.

Vesna Medenica dha dorëheqjen në dhjetor, disa muaj pasi vendimi për t’i dhënë asaj një mandat të tretë si kryetare e Gjykatës së Lartë u kritikua nga Komisioni Evropian dhe nga OJQ-të në Mal të Zi.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Kamëz/ Grabitën postën, arrestohet një nga autorët (EMRI)

Para

Për herë të parë, jo vetëm test alkooli, policia do të kontrollojë shoferët edhe për përdorim dro ge

Para
Për herë të parë, jo vetëm test alkooli, policia do të kontrollojë shoferët edhe për përdorim dro ge

Për herë të parë, jo vetëm test alkooli, policia do të kontrollojë shoferët edhe për përdorim dro ge

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

nga Fast News
14:46 | 15/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

nga Fast News
13:38 | 15/03/2026
0

Ekonomia e pamjes, shqiptarët ikin nga ndërhyrjet ekstreme, shkojnë drejt natyrales

Ekonomia e pamjes, shqiptarët ikin nga ndërhyrjet ekstreme, shkojnë drejt natyrales

nga Fast News
13:35 | 15/03/2026
0

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

14:46 | 15/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

13:38 | 15/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora