2 makinat e djegura dy ditë më parë në Vlorë, një Benz dhe një furgon me targa greke, janë tentuar të vidhen. Kamerat e sigurisë në lagjen 15 tetori kanë filmuar dy persona të maskuar me kapele dhe maskë. Abc mëson se ata kanë shkuar për të vjedhur të dyja makinat por ka kanë dështuar. Njëra prej makinave nuk ndizej si pasojë e baterisë së shkarkuar kurse tjetra nuk hapej. Ne pamundësi për t’i vjedhur dy autorët i kanë sperkatur me benzinë e dhe u kanë vënë flakën.
Ndonëse të maskuar, 2 autorët janë filmuar nga dy kamera sigurie në hyrje të lagjes “Karabash”. Pas djegies së dy makinave ata kanë tentuar të vjedhin një tjetër makinë në rrugën Transballkanike pranë një karburanti por që janë pikasur nga pronari dhe janë larguar me vrap.
Policia dhe grupi hetimor është duke parë kamerat e sigurisë për të zbërthyer lëvizjet e autorëve dhë për të bërë të mundur identifikimin e fytyrave.
Burime nga prokuroria e Vlorës bëjnë me dije se dyshohet se makinat që do vidheshin mund të përdoreshin për ndonjë ngjarje në Vlorë.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 07.04.2022, rreth orës 22:05, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka marrë flakë automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. Ç., i cili ka qenë i parkuar. Në afërsi të mjetit tip “Mercedes”, po digjet dhe automjet tip “furgon”, në pronësi të shtetasit V. K., 57 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.