Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Rama nuk po promovon Shqipërinë” Belind Këlliçi kundërshton nismën e qeverisë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Rama nuk po promovon Shqipërinë” Belind Këlliçi kundërshton nismën e qeverisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama doli sot në konferencë me ministren e Kulturës Elva Margariti, ku foli për nismën më të fundit të qeverisë, javët kulturore në Shqipëri.

Ndërkohë menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Ai shprehet se shqiptarët vuajtën nga mungesa e informacionit për dekada të tëra. Deputeti shton se sezoni turistik ka nisur dhe vendi nuk është i përgatitur nga ana infrastrukturore. Këlliçi thotë se Rama po promovon gjithçka mirëpo vetëm Shqipërinë jo.

REAGIMI I PLOTE

Partia Demokratike e Shqipërisë ka qenë forca politike nismëtare që mbështeti fuqimisht hapjen e Shqipërisë ndaj kulturave perëndimore. Shqipëria doli nga izolimi i gjatë kulturor komunist, kohë kur censurohej letërsia dhe filmi, kur ndalohej muzika e huaj dhe çdo shprehi artistike që nuk ishte fabrikim i realizmit socialist. Shqiptarët vuajtën nga mungesa e informacionit për dekada të tëra. Vendi ynë u nda brutalisht nga Europa dhe u kthye në një miniaturë sovjetike, pikërisht nga prindërit e qeverisë aktuale, e cila është qeliza bijë e Partisë së Punës. Sezoni turistik ka nisur dhe vendi nuk është i përgatitur nga ana infrastrukturore. Rrugë në ndërtim të mbetura pezull, punime të tejzgjatura , pluhur betonieresh, rrëmujë dhe ndotje urbane. Në momentin që flasim autobusët me turistë nuk kanë vendparkime dhe jemi shumë larg rregullit dhe standardeve të Bashkimit Europian. Shqipëria, ashtu si Greqia, Italia, Kroacia dhe vendet fqinje, duhet të zhvillojë turizmin identitar. Vizitorët e huaj duan të njohin Shqipërinë, kulturën e saj, muzikën dhe gatimet shqiptare. Jemi në sezon turistik por qeveria Rama promovon gjithçka përveç Shqipërisë. Promovimi i kulturave të huaja është pikë së pari detyrë e ambasadave dhe e organizatave kulturore të huaja. Taksapaguesit shqiptarë nuk kanë pse të paguajnë për të promovuar nisma të tilla. Turistët e huaj kërkojnë informacion dhe aktivitete kulturore shqiptare nga të gjitha trevat. Arsyeja e ardhjes së tyre këtu është Shqipëria, ajo çka ofrojmë ne, nga veriu në jug.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Po Shqipëria kur do promovohet? Kjo duhet të na shqetësojë. Turizëm do të thotë identitet. Identitet historik, kulturor dhe kulinar. Qeveria Rama e trajton Shqipërinë si një kulturë inferiore dhe e le në hije si një skuqje nga turpi. Kjo është e papranueshme për çdo shqiptar që ka një fije krenarie për vendin dhe identitetin e tij. Ne kemi shumë për ofruar, edhe pse jemi vend i vogël. Kjo qasje inferiore e qeverisë Rama është e krahasueshme me një restorant mesatar që i shërben makarona turistëve italianë dhe sushi atyre japonezë. Kjo që po ndodh është mungesë vizioni, paaftësi dhe padije. Qeverisë Rama i mungon kontakti me operatorët turistikë. Ajo nuk merr në konsideratë opinionet e ekspertëve të fushës, duke krijuar perceptimin publik se Shqipëria është e pamjaftueshme kulturalisht. Partia Demokratike vlerëson se vendit i duhet strategji e re për t’u promovuar ndërkombëtarisht. Turizmi ynë duhet të ketë identitetin e tij kulturor, ashtu si të gjitha shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian.

Pas

Si të hiqni dorë prej zakoneve të këqija që la pas pandemia

Para

“Kërkojmë mbrojtje nga policia” Sot iu plagos djali, çfarë paralajmëronte një vit më parë pronari i hotelit

Para
“Kërkojmë mbrojtje nga policia” Sot iu plagos djali, çfarë paralajmëronte një vit më parë pronari i hotelit

“Kërkojmë mbrojtje nga policia” Sot iu plagos djali, çfarë paralajmëronte një vit më parë pronari i hotelit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

nga Fast News
10:52 | 06/04/2026
0

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

nga Fast News
10:32 | 06/04/2026
0

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

nga Fast News
10:24 | 06/04/2026
0

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

nga Fast News
10:15 | 06/04/2026
0

Recent News

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

10:52 | 06/04/2026
Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

10:32 | 06/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora