• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Plagosja e Muçllarit në Pogradec, policia arreston 5 persona

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Tragjedi në Tiranë/ Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, vd es në vend 40-vjeçarja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


5 persona janë arrestuar në lidhje me plagosjen e Johan Muçllarit ditën e djeshme në Pogradec.

Nga provat e grumbulluara policia bën me dije se rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë

Përkrahën autorët e krimit, kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe nuk kallëzuan krimin në organet e Policisë, vihen në pranga 5 shtetas, lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin e Pogradecit.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohen 3 automjete që janë përdorur nga autorët, në këtë ngjarje.

Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin e Pogradecit, ku shtetasit F. B., 21 vjeç dhe G. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti, tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, të shtetasve:

B., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec; K. K., 26 vjeç; H. Gj., 22 vjeç; L. Sh., 27 vjeç; R. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec.
Nga provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua automjeti tip “Volkswagen Golf”, në përdorim të shtetasit F. B., i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMW X5”, me të cilët janë ndihmuar shtetasit F. B. dhe G. M., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve F. B. dhe G. M., të cilët janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Pas

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 56-vjeçari

Para

Temperatura deri në 26 gradë, ja si do të jetë moti sot

Para
Të mërkurën kthesa e madhe, mësoni si parashikohet të jetë moti këtë javë në Shqipëri

Temperatura deri në 26 gradë, ja si do të jetë moti sot

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar