• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

Ndodh sërish, Policia e Kosovës sulmohet në pikën kufitare të Jarinjës

ngaAurora Sulçe
në Aktualitet
0
Ndodh sërish, Policia e Kosovës sulmohet në pikën kufitare të Jarinjës

Një tjetër sulm ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës. Autoritetet konfirmojnë se rreth orës 03.10 të mëngjesit të sotëm, kanë ndodhur dy shpërthime të dyshuara nga mjete piroteknike.

Shpërthimet mësohet se kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se mjetet janë hedhur nga territori i Serbisë.

Ky nuk është rast i përsëritur brenda disa ditëve. Një ditë më parë, drejtori i Policisë së Kosovës dhe ministri i Brendshëm në një deklaratë, thanë se ditët e fundit deri dje, ishin kryer katër sulme. Madje, të premten është qëlluar me granatë dhe kallashnikov drejt makinës së Policisë.

Vetura e policisë sulmohet me mjete shpërthyese – Prishtinë, më 16 prill 2022

Sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike). Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.

Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.

Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Burrë e grua rrihen me njëri tjetrin, policia iu vë prangat të dyve në spital

Para

I shpallur në kërkim për dhunë në familje, Alterziu përfundon në gjendje të rëndë në spital

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

nga Fast News
14:00 | 27/12/2025
0

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

nga Fast News
13:30 | 27/12/2025
0

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

nga Fast News
13:02 | 27/12/2025
0

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

nga Fast News
12:58 | 27/12/2025
0

Para
I shpallur në kërkim për dhunë në familje, Alterziu përfundon në gjendje të rëndë në spital

I shpallur në kërkim për dhunë në familje, Alterziu përfundon në gjendje të rëndë në spital

Recent News

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

14:00 | 27/12/2025
Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

13:30 | 27/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar