Urgjenca për të lënë një vend të ri pune shpesh shoqërohet me ndjesi të sikletshme, por na ndodh të gjithëve. Sipas një studimi të kryer në 2018-ën, 30% e punonjësve e kanë lënë punën gjatë 90 ditëve të para. Cilat ishin arsyet?
1. 43% thanë se pozicioni i përshkruar gjatë intervistës së punës, nuk përkonte me realitetin.
2. 34% thanë se u bë shkak një incident i pakëndshëm.
3. 32% u larguan prej kulturës së keqe të kompanisë.
Pavarësisht arsyeve që kemi për të lënë një punë, na mundon pyetja: “A mos po largohemi shumë herët? Ne sapo filluam.”
Kur nuk je “fare herët” për të hequr dorë nga puna që sapo ke nisur?
1. Kur e ndjen që po punon në një vend toksik pune.
Asgjë nuk të bën të largohesh nga një vend pune sesa ambienti toksik që të rrethon. Kjo është arsye shumë e fortë për t’u larguar që në ditët/javët e para pasi një mjedis i pashëndetshëm ndikon në shëndetin mendor. Nuk mund të jesh produktiv dhe me performancë të lartë nëse punon nën presion, ankth apo frikë.
2. Punë është një lëmsh i vërtetë dhe komplet ndryshe nga çfarë t’u premtua
Nëse asgjë nuk përputhet me çfarë t’u tha në intervista, s’është kurrë herët. Nëse vendi i punës nuk përkon me rregullat dhe etikën tënde, pra e ke të pamundur të gjesh veten, mund të largohesh që ditën e dytë.
3. Kur merr një tjetër ofertë më të mirë që përputhet me objektivat e tua
Nëse çmimi që duhet të paguash për një vend më të mirë pune është të lësh vendin aktual, bëjeni. Shkoni aty ku mendoni se eksperienca, koha dhe energjia e shpenzuar do t’ju shpërblehet në të ardhmen.Anabel