• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

“Kam një fëmijë tre javësh” Pjesë e përgjimeve për arrestimet në Morinë, reagon Zajmina Vasjari

ngaAurora Sulçe
në Të gjitha
0
“Kam një fëmijë tre javësh” Pjesë e përgjimeve për arrestimet në Morinë, reagon Zajmina Vasjari

Këngëtarja Zajmina Vasjari ka dalë në përgjimet e policëve që u arrestuan në Morinë.

Aksioni kishte për synim goditjen e efektivëve të korruptuar, ku është nxjerrë në pah dhe emri i këngëtares.

Mësohet se Vasjari ka kaluar kufirin në Morinë, me fëmijët , pa prokurën e posaçme. “Panorama Plus” kontaktoi me këngëtaren për të marrë variantin e saj të ngjarjes.

“Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem”, ka thënë këngëtarja.

Megjithatë në prononcimin e saj të shkurtër, ajo ka mohuar lajmin se ka udhëtuar drejt Kosovës me fëmijët pa prokurë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje”, është shprehur Zajmina , e cila ka mohuar kështu përfshirjen e saj në përgjimet e policëve të arrestuar.

Çfarë ndodhi?

Një aksion i madh policor zbuloi 312 raste korrupsioni të kryera nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës.

Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës u ndaluan edhe 28 policë të pikës doganore Vërmicë, për të njëjtat akuzë. Punonjësit e policisë në doganën që lidh Shqipërinë me Kosovën ndihmonin që të kalonin kufirin edhe persona me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së.

Në një prej episodeve interesante që vërehen në dosje është edhe me protagoniste artisten dhe këngëtaren Zaimina Vasjari, e cila ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.

Në dosjen e Prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022, ora 10:57, në aplikacionin “Ëhatsapp”, shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë Laertit Sulos me sms: “…..është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty Morinë, po s’ka prokurë, Zajmina Vasjari.

Laert Sulo (Polici): Kur do kthehet?

Tani: Ja ta pyes… dy ditë, datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok, çfarë makine ka ose jepi nr. tim të flas me të…

Tani: ‘Renxh Rover’ ‘AA001UD’…

Laerti: Ok.

Menjëherë më pas, ora 11:00, Laert Sulo ia kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të Policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh, Zajmina Vasjari……….

Emiltoni: Jepi nr. tim

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zajmina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i Policisë Emilton Asllanaj, kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit, Laert Sulo.

Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.

Pas

3 rregullat e duhura si të hani më shumë ushqim pa shtuar në peshë

Para

ARRSH njoftim për shoferët: Devijohet rruga Tiranë- Elbasan, ja oraret dhe drejtimi që duhet të ndiqet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

nga Fast News
14:00 | 27/12/2025
0

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

nga Fast News
13:30 | 27/12/2025
0

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

nga Fast News
13:02 | 27/12/2025
0

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

nga Fast News
12:58 | 27/12/2025
0

Para
ARRSH njoftim për shoferët: Devijohet rruga Tiranë- Elbasan, ja oraret dhe drejtimi që duhet të ndiqet

ARRSH njoftim për shoferët: Devijohet rruga Tiranë- Elbasan, ja oraret dhe drejtimi që duhet të ndiqet

Recent News

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

14:00 | 27/12/2025
Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

13:30 | 27/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar