• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

“Kam ngatërruar person” Qëlloi gabimisht pronarin e shkollës private? Zbardhet dëshmia e autorit në polici

ngaAurora Sulçe
në Aktualitet
0
“Kam ngatërruar person” Qëlloi gabimisht pronarin e shkollës private? Zbardhet dëshmia e autorit në polici

Ka dalë dëshmia në polici e Skerdi Tasit, 31-vjeçari i cili qëlloi tre herë me armë drejt makinës së pronarit të një shkolle private në Tiranë, i identifikuar si Lulzim Masha.

Sipas dosjes së gazetares Anila Hoxha i riu rezulton se kishte ngatërruar “shënjestrën”.

Ai rrëfen se ka pasur konflikt me një person që kishte makinën e njëjtë si Masha, ndaj nxori armën për ta qëlluar.

Pasi zbuloi se ishte person tjetër, u largua me vrap, hodhi armën në Liqen dhe mori një furgon për të udhëtuar drejt Fierit. Ngjarja ndodhi më 18 janar, rreth orës 09:40 pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

“Në muajin janar kisha ardhur për disa ditë në qytetin e Tiranës dhe kam qëndruar në banesën e vëllait Nikolin Tasi në lagjen “Ali Demi”, por kam qëndruar edhe në banesën e A. H nga Tepelena, i cili jeton në lagjen “Astir”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Më datë 18 janar, rreth orës 07:30-08:00 kam dalë nga banesa e vëllait në lagjen “Ali Demi” dhe kam udhëtuar në këmbë i vetëm me drejtim parkun e Liqenit Artificial. Më kujtohet që aty ku ndodhet një pallat i lyer si me të kuqe që unë e njoh si pallati me perde kam marrë rrugën e shtruar që vjen rreth liqenit duke ikur me drejtim për nga teatri derisa kam dalë nga pjesa me pemë dhe kam vazhduar po në këmbë derisa kam mbërritur pranë një fushe volejbolli si dhe janë disa bar kafe.

Në atë vend kam qëndruar rreth një orë në këmbë duke pritur. Nuk më kujtohet sa ka qenë ora, kam parë automjet ML me targa Tirane, për të cilin mendova se ishte e një personi që dy javë më parë kisha një debat. Në momentin që pashë automjetin kam nxjerrë një armë zjarri të tipit automatike skorpions dhe kam qëlluar mbi makinën.

Në momentin që e pashë se personi që ishte në makinë nuk ishte ai që prisja, kam ndaluar së shkrepuri armën dhe jam larguar me vrap, por kam vënë re se drejtuesi i automjetit iku disa metra përpara dhe u kthye me makinë prap. Menjëherë pas momentit  të qëllimit, kam marrë rrugën dytësore paralel me autostradën duke marrë drejtimin për nga diga e liqenit dhe që ishte shëtitorja e liqenit, armën e kam futur poshtë xhupit për ta fshehur. Pasi kam ecur rreth 300 metra, armën e kam hedhur në ujërat e liqenit rreth 10-15 metra nga bregu, vend të cilin e mbaj mend vetëm po të afrohem atje.

Pas hedhjes së armës, kam vazhduar rrugën në këmbë për te kryqëzimi i 21-shit, ku pasi mbërrita kam gjetur një furgon me të cilin kam udhëtuar deri në qytetin e Fierit”, thuhet në dëshminë e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Ndërsa mohoi njohjet me Lulzim Mashën, ai tha se armën e zjarrit e kishte në banesën e tij në qytetin e Levanit që prej trazirave të vitit 1997. “Në Tiranë e kam sjellë disa ditë para se të ndodhte ngjarja, e kisha fshehur në parkun e Liqenit Artificial”, është shprehur ndër të tjera Tasi.

Pas

Tiranë, Prokuroria firmos 22 urdhër-arreste, ekzekutohen 14 të tjerë

Para

Nga takimi me kryebashkiaken e Berlinit te kancelari Scholz, ja lëvizjet e rëndësishme të Ramës në Gjermani

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

nga Fast News
14:00 | 27/12/2025
0

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

nga Fast News
13:30 | 27/12/2025
0

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

nga Fast News
13:02 | 27/12/2025
0

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

nga Fast News
12:58 | 27/12/2025
0

Para
Nga takimi me kryebashkiaken e Berlinit te kancelari Scholz, ja lëvizjet e rëndësishme të Ramës në Gjermani

Nga takimi me kryebashkiaken e Berlinit te kancelari Scholz, ja lëvizjet e rëndësishme të Ramës në Gjermani

Recent News

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

14:00 | 27/12/2025
Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

13:30 | 27/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar