Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta, kpasi e quajti Veliajn, Zogun e Tiranës në konferencën për media.
“Ishte një Kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregoi kontrastin mes nesh dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët. Shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së. Kaq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.
Më herët Presidenti Meta tha për Veliajn: “Akuzat per bllokim te propozimeve per ambasadoreve, nje mashtrim ordiner. Zogu i Tiranes edhe ne gjume genjen. Nuk kam bllokuar asnje propozim zyrtar per emerim ambasadori. Faktet jane shkresat zyrtare”.