• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E dashura e Moisi Habilajt tha se Saimir Tahiri e ndihmoi disa herë” Detaje nga dosja e SPAK për ish-ministrin e Brendshëm

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“E dashura e Moisi Habilajt tha se Saimir Tahiri e ndihmoi disa herë” Detaje nga dosja e SPAK për ish-ministrin e Brendshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurorët e SPAK kërkojnë rigjykimin dhe dënimin e Saimir Tahirit për trafik droge dhe pjesëmarrje në grupin kriminal të Habilajve.  Si prova në rekursin e paraqitur në Gjykatën e Lartë ata përmendin përgjime dhe dëshminë e të dashurës së Moisi Habilajt, punonjëse policie. Ajo ka thënë se partneri i tregonte se Saimir Tahiri e ka ndihmuar. Po kështu sipas prokurorisë, Artan e Moisi Habilaj kanë përdorur për dy vjet një automjet që në letra ishte në emër të ministrit të Brendshëm të kohës.

Tirane-  Prokuroria e Posaçme kërkon rigjykimin e Saimir Tahirit dhe dënimin e tij në gjykatën e Apelit për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal të vëllezërve Moisi e Artan Habilaj. Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, theksojnë në rekursin e paraqitur në Gjykatën e Lartë, se Apeli ka interpretuar gabim ligjin dhe provat në vendimin e dhënë më 4 shkurt të këtij viti duke e dënuar Saimir Tahirin me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie vetëm për veprën penale “shpërdorim detyre”, në një kohë që akuza kishte kërkuar 12 vjet heqje lirie.





Sipas prokurorëve, është provuar se Saimir Tahiri ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me kushërinjtë e tij Artan e Moisi Habilaj gjatë kohës që ata kanë trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë.

Si shembull prokurorët paraqesin faktin se Artan e Moisi Habilaj kanë kryer shërbime ndaj Saimir Tahirit dhe familjes së tij në rastin e udhëtimeve në Greqi në gusht 2014 dhe riparimin e mjetit lundrues të përdorur “Auras”, në shtator 2014.

Në këtë rast sipas prokurorisë është angazhuar vetë Moisi Habilaj.

Një tjetër fakt sipas akuzës është përdorimi nga Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij, i makinës me targa AA 003 GB edhe pasi ajo ishte shitur tek Artan Habilaj si dhe fakti se për dy vite, mjeti është përdorur dhe leja e qarkullimit nuk ishte rifreksuar.

Heqja e emrit të Tahirit nga leja e mjetit është bërë vetëm pas publikimit në media të dëshmisë së Dritan Zaganit.

Prokuroria evidenton numrat e përbashkët telefonikë dhe përgjime që tregojnë komunikimin e vazhdueshëm të familjes së Saimir Tahirit me Moisi Habilajn.

Ky i fundit përmend në përgjime rroba dhe bizhuteri të blear si dhurata për Tahirin dhe familjarët. Prokurorët përmendin edhe dëshminë e shtetasit italian Antonio Riela, i cili ka pohuar se Moisi Habilaj e qetësonte duke i thënë se një person i rëndësishëm në Shqipëri e mbronte dhe e lejonte të eksportonte sasi të mëdha marijuane.

Në rekurs evidentohet edhe dëshmia e të dashurës së Moisi Habilajt, një punonjëse policie, e cila ka thënë se partneri iu kishte thënë se Saimir Tahiri e kishte ndihmuar në disa raste pa i treguar konkretisht pse.

Sipas prokurorisë nga viti 2013 deri në 2015 moisi habilaj ka dërguar në itali ngarkesa të mëdha me kanabis, të sigurara nga mosveprimi i policisë së shtetit dhe kryesisht policisë së Vlorës që drejtohej nga Jaeld Çela, ku kultivimi i bimës narkotike ishte kthyer në aktivitet krihminal masiv që nuk luftohej.

Në dosje prokuroria përmend faktin se parcelat me kanabis për llogari të  Habiljave ose nuk prekeshin ose policia bënte sikur i asgjesonte dhe bimët e padjegura merreshin pas largimit të forcave të rendit dhe trafikoheshin drejt Italisë.

Sipas akuzës Saimir Tahiri nuk ka firmosur asnjë kërkesë për përgjimin apo hetimin e grupit Habilaj ndërkohë që parcelat e tyre me drogë ishin filmuar edhe nga misionet e Guardia di Finanza./ Oranews.tv

Pas

Rritja e çmimeve/ Paralajmërohet protestë në Tiranë, ja data dhe ora

Para

“Për arsye sigurie” Kryeministri i Spanjës zbardh lëvizjen urgjente ndaj Volodymyr Zelenskyt

Para
“Për arsye sigurie” Kryeministri i Spanjës zbardh lëvizjen urgjente ndaj Volodymyr Zelenskyt

“Për arsye sigurie” Kryeministri i Spanjës zbardh lëvizjen urgjente ndaj Volodymyr Zelenskyt

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

nga Fast News
11:38 | 27/08/2025
0

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

nga Fast News
11:36 | 27/08/2025
0

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

nga Fast News
11:33 | 27/08/2025
0

Recent News

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

11:47 | 27/08/2025
Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

11:38 | 27/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar