Shkon në 6 numri i shqiptarëve që shpallen “non-grata” nga SHBA.
Listës iu shtua sot edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi.
I pari që ka përfunduar në listën e zezë të amerikanëve ka qenë ish-Prokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, i cili u shpall non-grata në 14 shkurt të vitit 2018-të.
Po në të njëjtin vit, pak muaj më vonë më saktësisht në 16 Prill SHBA vendosi të shpallë non-grata ish-deputetin Tom Doshi.
Ndërkohë në 30 Korrik 2019 SHBA vendosi të shpallë non-grata Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit.
Në 26 maj të vitit 2021 Shtete e Bashkuara të Amerikës do të shpallnin non-grat5a dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën.
Ndërsa ditën e hënë në 11 Prill 2022 në listën e zezë të SHBA do të përfundonin edhe ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi.
Lista e shqiptarëve të shpallur non-grata nga SHBA:
Sali Berisha
Tom Doshi
Vangjush Dako
Adriatik Llalla
Aqif Rakipi
Ylli Ndroqi