Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit kanë shkuar sot te IKMT për të pyetur se çfarë po ndodh me banesat e tyre.
Një prej banorëve të Laprakës deklaroi për mediat se në telefon i kanë ardhur kërcënime nga shteti që të mos marrë pjesë në protesta.
‘Më ka ardhur kërcënim në telefon, nga një person i shtetit. Kishte fjalë fyese, mos dil në protestë. Nuk do e lexoj mesazhin. ‘- tha ai.
Banorët tentuan që të futen brenda ambienteve të këtij institucioni për të folur me përfaqësues të IKMT mirëpo deri më tani nuk u pritën nga asnjë person.