Shifrat nga pandemia në Shqipëri vijojnë të qendrojnë të ulëta.
Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë raportuar 53 raste të reja nga 1075 testime të kryera në total.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e pandemisë.
Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.
APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 1075 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kuçovë, Divjakë, Lushnje, nga 1 qytetar në Shkodër, Mirditë, Durrës, Mallakastër, Delvinë, Maliq, Berat, Dimal, Elbasan.
Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,155 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Prill 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 53
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1075
Testime totale 1,784,345
Raste pozitive 274,108
Raste të shëruara 270,155
Raste Aktive 461
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 251
Vlorë 56
Fier 45
Gjirokastër 29
Elbasan 21
Korçë 15
Berat 14
Durrës 12
Kukës 6
Shkodër 6
Lezhë 6