• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“As kundërshtarëve nuk ia uroj” Arrestimi i Alqi Bllakos, Taulant Balla rrëfen bisedën e fundit me të

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“As kundërshtarëve nuk ia uroj” Arrestimi i Alqi Bllakos, Taulant Balla rrëfen bisedën e fundit me të
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli për arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Ai u shpreh se i vjen keq në aspektin njerëzor pasi prangat nuk ia uron as kundërshtarëve të tij politikë.

Gjithashtu Balla shtoi se me Reformën në Drejtësi ka mbaruar koha kur ekzekutivvi nuk zbaton urdhërat e prokurorisë dhe gjykatës.

“Natyrshëm kur pyetesh çfarë ndjesie keni. Ndjesia e parë është ajo humane dhe njerëzore. Unë nuk ja uroj askujt as kundërshtarëve që të jenë në pranga. Kjo është pjesa e parë në aspektin njerëzor dhe mbyllet këtu, pastaj është pjesa tjetër që për mua është e rëndësishme.

Ju jeni një nga gazetaret më me eksperiencë dhe ne kemi bërë shumë intervista, nga viti 2016 ju më bënit ju një pyetje: “zoti Balla kur do të ketë politikan në pranga”? Ja pra koha ka ardhur.

Koha kur urdhërat e prokurorisë nuk respektoheshin, madje Prokurorja e Përgjithshme etiketohej me fjalët më të ndyra të një burri, i referohem fjalëve të Sali Berishës si kryeministër që i drejtohej Prokurores së Përgjithshme, ajo kohë ka marrë fund”, tha Balla.

Gjithashtu ai rrëfeu dhe bisedën e fundit me ish-deptetin Alqi Bllako, ku ky i fundit i ka thënë se beteja ligjore është e tij personale dhe e askujt tjetër.

“Duhet të kuptoni që unë nuk duhet të interferojë nëse hyj në detaje të çështjes. Dua ta falënderoj zotin Bllako për atë vendim që mori. Duhet vlerësuar maksimalisht nga të gjithë. Është rasti i parë që është bërë në mënyrë të menjëhershme. Është rasti i parë që deputeti, heq mandatin sapo erdhi shkresa në Kuvend nga Prokuroria.

Disa deputetë të opozitës u mbyllën në një sallë dhe aktruan sikur bënë Mbledhjen e Mandateve, ndërkohë që deputeti kishte dhënë dorëheqjen. Mendoj që vendimi për të përballur pa asnjë lloj pektu të asaj që përfaqëson, është vendimi i duhur. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që edhe procedura që ndodhi ishte më e shpejta që ka ndodhur për këtë çështje. E para është që PS ka vendosur një standart me këtë çështje. Kërkesa ka mbërritur në cilësinë e Këshillit të Mandateve. Unë e lexova kërkesën. Natyrshëm që standarti që ka vendosur PS është ky, ka një vijë të kuqe për secilin prej nesh.

Në asnjë rast PS nuk do bëjë avokatin e askujt. Me avokatin e tyre kanë punën e tyre. Nuk do bëjmë avokatin e askujt për akuzat e këtij niveli. Kuvendi i Shqipërisë për sa i përket për çështjen e impianteve të përpunimit të mbetjeve, janë investime të rëndësishme dhe të duhura. Nëse një zyrtar përgjatë këtij procesi, ka ngjyer gishtat dhe është bërë palë me biznesmenët, është puna e tyre personale.

Unë kam komunikuar sapo ka ardhur dosja. Qoftë anëtari i Këshillit të Mandateve, ashtu dhe personi ndaj të cilit ka ardhur kërkesa, njoftohen nga kryetari i Kuvendit. Kam biseduar në telefon, i thash koleg ka ardhur kjo kërkesë. Zoti Bllako ka thënë që kjo është beteja ime personale, nuk është e askujt prej jush”, tha Balla.

Pas

“Bëhuni gati” Meteorologia tregon si do të jetë moti për javën e parë të prillit

Para

Del bilanci/ Ja sa të infektuar ka sot nga pandemia sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Para
Del bilanci/ Ja sa të infektuar ka sot nga pandemia sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Del bilanci/ Ja sa të infektuar ka sot nga pandemia sipas Ministrisë së Shëndetësisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar