• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Aksion në pikën kufitare të Morinës/ Arrestohen 17 punonjës policie, SPAK del me informacion zyrtar (VIDEO)

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Aksion në pikën kufitare të Morinës/ Arrestohen 17 punonjës policie, SPAK del me informacion zyrtar (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Kufirit në Kukës është përfshirë nga një valë arrestimesh për shkak të korrupsionit.

Mësohet se pas hetimit në pranga kanë rënë 17 efektivë policie, janë caktuar 14 masa sigurie “arrest shtëpie” për disa shtetas si dhe punonjës policie, ndërsa 3 të tjerë janë pezulluar nga detyra.





Mes tyre është dhe  drejtori i Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, Fran Kaçorri, njofton SPAK.

Me kërkesë të SPAK janë caktuar nga GJKKO, 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Burime bëjnë me dije se pothuajse çdo minutë regjistrohej një rast ryshfeti dhe vlera me e ulët arrinte 10 euro, ndërsa përgjimet janë kryer me fotografime.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

NJOFTIMI ZYRTAR

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.11.2020, ka regjistruar procedimi penal nr.272, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 272/2020, ka filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbi dyshime për përfshirjen e disa prej punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë në veprimtari të paligjshme për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal “Kontrabandës me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj, parashikuar nga nenet 172 dhe 298 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë kryer hetime proaktive, duke përdorur metoda speciale të hetimit. Gjithashtu hetimet janë kryer në koordinim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorine Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.Veprimet e kundraligjëshme konsistonin në rastet të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Pas një hetimi objektiv dhe të gjithëanshëm, me kërkesë  të Prokurorisë së Posaçme janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 248, 259, 25  dhe 245/1 të Kodit Penal. Masat e sigurimit personal janë:

‶Arrest në burg‶ për 17 persona (punonjës policie)

‶Arrest në shtëpi‶, për 14 persona (shtetas dhe punonjës policie)

‶Pezullim nga detyra‶, 3 persona (punonjës policie)

Sot me datë 08.04.2022, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentin e Policisë Kufitare, kanë ekzekutuar masat e sigurimit personal caktuar nga ana e gjykatës.

Pas

Mbetet në burg por ish-ministri Lefter Koka do pasurinë

Para

Aloe vera dhe vaj ulliri- Dy kura të thjeshta për flokë që shkëlqejnë

Para
Aloe vera dhe vaj ulliri- Dy kura të thjeshta për flokë që shkëlqejnë

Aloe vera dhe vaj ulliri- Dy kura të thjeshta për flokë që shkëlqejnë

Të Gjitha

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

nga Fast News
16:25 | 12/06/2025
0

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

nga Fast News
16:21 | 12/06/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
16:18 | 12/06/2025
0

Recent News

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

16:34 | 12/06/2025
Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

16:25 | 12/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar