• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

A i trembet apo e kontrollon Rama SPAK-un?

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
A i trembet apo e kontrollon Rama SPAK-un?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Fjalimi i Edi Ramës në kongresin e PS, i mbushur me aludime dhe shantazhe për SPAK, i ka përndezur pjesën më të madhe të opozitarëve, duke lënë të kuptohet se kryeministri po i trembet hetimit të prokurorisë speciale, sidomos për aferën e inceneratorëve. Akuzat e tij për zv/ministren që e dënuan vetëm “për një arkë peshk”, dorëzimi pa kundërshtime i dy ish deputetëve dhe parajmërimi se të gjitha këto nuk duhen marrë si dobsi, në pamje të parë të lënë përshtypjen se kryeministri ndihet i trembur. Këtë ndjesi e shtoi edhe paraqitja e tij në “Opinion”, ku bëri sikur shkalloi, duke braktisur studion, me të njëjtën taktikë që ka përdorur edhe më parë kur është pyetur për inceneratorët, ose kur është dashur të përballet me protestat e studentëve dhe skandalin e tenderit me letra fallco të unazës së re.

Pra versioni që po qarkullon mes shumë opozitarëve është ai se frika po e detyron Ramën të kërcënojë SPAK.

Kjo mund të jetë një hipotezë, por pranimi i saj pa e vrarë mendjen krijon një paradoks, sepse ligjërimi kryesor i kundërshtarëve dhe kritikëve të kryeministrit deri më tani ka qenë se ai e kontrollon drejtësinë, natyrisht dhe SPAK-un dhe për rjedhojë nuk ka pse frikësohet prej tyre.
Shembujt janë të shumtë. Mënyra se si u mbyll dosja e vjedhjes së votëve në Dibër, se si u varros skandali i përdorimit të të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve nga patronazhistët, apo se si u shndërrua në një nga “heronjtë e fëmijve tanë”, prokurori që gënjeu publikisht për të fshehur krimin elektoral të Elbasanit, dëshmojnë për kapjen e SPAK-ut.

Po atëherë kush nga versionet qëndron: Ai që opozita përsërit si refren prej kohësh, apo ky i tanishmi që e vizaton shefin e qeverisë si dikë që po përdor shantazhin për të ruajtur kokën e vet?

Përgjigjja më e saktë është diku në mes. Natyrisht Rama nuk trembet për vete dhe as për pushtetin e tij. Ai i ka shtrirë prej kohësh tentakulat në sistemin e ri të drejtësisë për të mos vuajtur sot nga telashe të tilla. Por thënë këtë, ai nuk kontrollon gjithçka. Sistemi që po ngrihet ka sponsorë të fortë SHBA-në dhe BE-në që kanë shpenzuar miliona nga taksat qytetarëve të tyre. Ata duan të kenë me ç’do kusht disa suksese, qoftë edhe sa për sy e faqe. Prandaj ata ushtrojnë presion nga ana e tyre. Duke parë për shembull aferen skandaloze të inceneratorëve dhe dokumentat që dëshmojnë për grabitje mostruoze, ata rrisin trysninë se nga pushteti duhet të bien disa koka turku.

Pikërisht fryte të kësaj drejtësie politike dhe të negociuar janë arrestime si ato të Lefter Kokës apo Alqi Bllakos, për të cilat kupola qeveritare qe njoftuar me kohë dhe i kishte marrë masat. Ajo pranoi parimin se duhej dorëzuar diçka për të mbrojtur të tërën.

Po atëherë si duhen kuptuar kërcënimet e shefit të qeverisë në kongresin e partisë së tij?

Ato nuk shprehin aspak ankthin e tij se situata mund ti dalë jashtë kontollit. Ato duhen parë në perspektivën e mardhënies tërhiq e mos e këput të ç’do negociate. Nga pozicioni i tij, Rama jep mesazhin se ai ka lëshuar mjaft dhe orienton SPAK-un se tani e ka radhën të vërtetojë ligjërisht akuzat e Blinkenit për Berishën, duke goditur edhe palën tjetër. Pra, ai nuk shantazhon se është trembur, por sepse do të fitojë më shumë nga një drejtësi e shndërruar në pazar.
Prandaj, pretendimi i opozitarve optimistë, që e lidh sjelljen e Ramës me frikën nga afera e inceneratorëve nuk qëndron. Ai vërtet përdori të shtunën një gjuhë kërcënuese, por qëllimi i saj qe thjeshtë për të fituar më shumë në lojën me koka turku.

Pas

Pas arrestimit të Alqi Bllakos, Pandeli Majko merr sot mandatin e deputetit

Para

“Ishte një shkëndijë” Prej vitesh të martuar, mjekja e njohur rrëfen si nisi historia e dashurisë me Skënder Bratajn

Para
“Ishte një shkëndijë” Prej vitesh të martuar, mjekja e njohur rrëfen si nisi historia e dashurisë me Skënder Bratajn

“Ishte një shkëndijë” Prej vitesh të martuar, mjekja e njohur rrëfen si nisi historia e dashurisë me Skënder Bratajn

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar