Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ai është Alfred Balla dhe ka marrë 10 vota, nga anëtarët e KLP.
Duhet theksuar fakti se Balla ishte kandidati i vetëm në këtë garë.
Deri më tani ai ushtronte detyrën e zëvendëskryetarit, ndërsa mandati si kryetar i KLP do të zgjasë 2 vite.
Në këtë detyrë, Alfred Balla zëvendëson Gent Ibrahimin.