• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

“Më mirë të meritosh pa marrë gjë, sesa të marrësh pa merituar” Fjalë të mençura nga e gjithë bota

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
“Më mirë të meritosh pa marrë gjë, sesa të marrësh pa merituar” Fjalë të mençura nga e gjithë bota
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Askush nuk u ngop ndonjëherë duke lexuar mençuri, sepse ato prekin gjithmonë me aq mprehtësi dhe elegancë aspekte të ndryshme të jetës.

Për kënaqësinë e leximit tuaj kemi sjellë këtë koleksion të ndritshëm të mençurisë nga e mbarë bota.

Na thoni cilën vlerësuat më së shumti nga të përzgjedhurat mëposhtë:

Më mirë se të gjithë e ushqen kalin syri i të zotit.

Kur prishet e mira, ajo bëhet veçanërisht e keqe.



Asnjë sforcim nuk shkon kot: edhe Sizifi zhvilloi muskujt.

Është shumë më mirë të mos kesh asnjëherë, sesa të kesh e të humbasësh.

Më mirë këmbëzbathur sesa fare pa këmbë.

Më mirë të jesh objekt i zilisë, sesa i mëshirës.

Punët e njerëzve i merr vesh më mirë jo ai që ka rrojtur gjatë, por ai që ka vërenjtur më shumë.

Është më mirë të mos e lejosh ujkun në vathë, sesa të mbash shpresë se do të arrish t’ia shkulësh dhëmbët në u futtë aty.

Ç’peshon lehtë rrallë herë qëllon e mirë.

Për anijen e shpartalluar çdo erë është e keqe.

Më mirë të meritosh pa marrë gjë, sesa të marrësh pa merituar.

Në cilindo qytet, qoftë edhe në atë më të mirin, do të ketë një pellg në periferi.

Le të jem më mirë hi, se pluhur! Le të shterret më mirë flaka ime në një flakada të shpërndritshme, sesa të më mbysë myku!

Kompromisi është ombrellë e mirë, por strehë e keqe.

Nga dëshmitarët është më mirë një që të ketë parë, nga dhjetë që të kenë dëgjuar.

Shakaja ka sjellë shpesh herë dobi atje ku serioziteti shkaktonte veçse kundërshtim.

Kush përkrah njerëzit e ligj, dëmton të mirët.

Të jesh më i mirë se i keqi, nuk do të thotë edhe të jesh i mirë.

Kush i sjell dëm njërit, kërcënon shumë të tjerë.

Më mirë të jesh vetëm se me shokë të këqinj.

Kur një aktor është i keq, duartrokitjet e bëjnë edhe më beterr.

Timonieri i mirë e vazhdon lundrimin edhe me vela të shqyera.

Ne shpesh shkoqisim më mirë punët e botës, se tonat.

Në punë të mirësjelljes më mirë t’i hedhësh kripë më shumë sesa më pak.

Më mirë të presësh të mirën, sesa të kesh të ligën.

Është e keqe ajo shaka, që bën të të kërcasin kockat.

Të gjitha gjërat e mira janë të lira, të gjitha të këqijat kushtojnë një djall e gjysëm.

Më mirë buzëqeshja se inati.

Që të jemi si stërgjyshërit tanë duhet të jemi më të mirë: imituesi nuk është pasues.

Lodhja – jastëku më i mirë.

Më mirë të kuptosh pak se të kuptosh shtrembër.

Shumë fish më mirë është të të gënjejnë dhjetë herë sesa të humbasësh besimin te njerëzit një herë./ Shkollaesuksesit.com

Pas

A do të arrihet në një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit? Anëtari i delegacionit rus jep sinjalet pozitive

Para

Befason ish-deputeti i PD: Basha nuk largohet sepse paguhet nga Rama

Para
Befason ish-deputeti i PD: Basha nuk largohet sepse paguhet nga Rama

Befason ish-deputeti i PD: Basha nuk largohet sepse paguhet nga Rama

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

nga Fast News
12:30 | 19/12/2025
0

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

nga Fast News
10:53 | 19/12/2025
0

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

nga Fast News
09:19 | 19/12/2025
0

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Recent News

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

12:30 | 19/12/2025
Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

10:53 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar