• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Jeta e trazuar e Elsa Lilës/ Nga humbja e nënës, shkëlqimi në festivalin e RTSH dhe Sanremo, deri te greva e urisë së PS

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Jeta e trazuar e Elsa Lilës/ Nga humbja e nënës, shkëlqimi në festivalin e RTSH dhe Sanremo, deri te greva e urisë së PS
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar është dhe Elsa Lila.

Artistja u preferua shumë që në fillimet e saj në skenë që adoleshente.





Me një vokal brilant, ajo magjepsi audiencën teksa performonte në skenën e Festivalit të Këngës së lehtë në RTSH ku në vitin 1996 fitoi me këngën “Pyes Lotin”.

Më pas Elsa Lila u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo.

Elsa Lila është një ndër personalitetet e njohura të këngës shqiptare, por që ka debutuar me sukses edhe në Itali në Festivalin e Sanremos. Ajo për herë të parë këndoi në itali në vitin 2003 me kengën Valeria, ndërkohë që në vitin 2007 ajo mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita” (kuptimi i jetës).

Por prej shumë vitesh ajo ishte tërhequr nga muzika, ndërsa në 2010 u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën Evita. Në ato vite, gjatë një interviste, ndër të rrallat që ajo fliste për jetën private, Elsa tregoi se në 2010 ndërsa ndodhej me partnerin e saj në Madagaskar, zbuluan se është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

“Gjithë fajin e ka Madagaskari. Shtatzënia ime filloi në Madagaskar në qershor të vitit 2010. E zbuluam kur unë isha 5-javëshe. Ndërkohë, duke mos e ditur që isha shtatzënë, kisha vazhduar të zhytesha çdo ditë (sport, që më vonë më thanë është rreptësisht i ndaluar për gratë shtatzëna), të hidhesha nga shkëmbinj 10 metra të lartë në ujë. Madje më kishin pickuar mushkonja mokafui, tipike të Madagaskarit që mund të sjellin edhe malarien, vazhdoja të haja nëpër kasolle ushqime të gatuara aty për aty me mjete rrethanore nga banorët e ishullit në kushte jo të mira higjienike por që mua më pëlqejnë shumë. Kur e zbuluam u kthyem menjëherë në Itali për të bërë vizitat mjekësore e për të parë nëse gjithçka ishte në rregull, duke qenë se unë “nuk isha sjellë edhe aq mirë”. Për fat, Evita qëlloi shumë e fortë, dhe ja ku jam tani, në muajin e nëntë dhe ajo lëviz e shkallmon brenda trupit tim”, rrëfente ajo.

Sa i takon partnerit të saj, me të cilin sot është divorcuar, ajo tregonte: Alessandro është nga Milano dhe jeton prej 5 vjetësh në ishullin e Madagaskarit në Afrikë ku punon si zhytës profesionist. Unë jetoj në Romë prej kaq vjetësh, dhe njëherë që vendosa të shkoja në fund të botës për t’u çlodhur e për të qëndruar vetëm, rashë në dashuri. Ishte dhjetori i vitit 2008 dhe sapo kisha mbaruar prezantimin e festivalit të këngës në Shqipëri. Isha shumë e lodhur dhe e stresuar (më shumë nga prapaskenat e pakëndshme që pata gjatë punës sesa nga puna në vetvete). Vendosa që me të mbaruar të ikja sa më larg. Mora hartën, pashë mirë e mirë ku mund të arratisesha e meqë më pëlqen shumë deti vendosa për Madagaskarin. Organizova udhëtimin dhe u nisa. Ditën e parë të pushimeve, e dehur nga ngjyrat, aromat dhe panoramat e këtij ishulli magjepsës, kuptova se nuk do largohesha dot lehtë nga ai vend. Por jo që do të kthehesha aq shpesh (qesh Elsa me të madhe)Meqë prej vitesh bëj zhytje iu drejtova njërës prej qendrave të zhytjes në ishull për të prenotuar ndonjë ekskursion nënujor. Dhe aty gjete Alessandron…”.

Ajo u përfshi edhe në politikë vite më parë, kur Partia Socialiste asokohe në opozitë hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë.

Elsa Lila në vitin 2010 iu bashkua deputetëve në grevën e urisë, ku ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesnin Partinë Socialiste në kërkesën për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 2009-ës.

“Sot ka ardhur ora e qytetarit. Vëllezër dhe motra, unë tani do te shkoj te bashkohem me Shegen, Floren, Olten, Mozen, Ermonelen, Fatmirin dhe  te gjithë shqiptaret e ndershëm. Qe ne ketë moment, po hyj ne greve urie  me dëshirën time te lire”, shprehej Elsa Lila në mitingun e PS-së.

Elsa Lila ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, i cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.

Ajo ka pasur një jetë të vështirë në fëmijëri dhe adoleshencë, ndërsa në 1997 humbi tragjikisht të ëmën, violinisten e njohur Eva Vishaj, humbje të cilën ajo e ka vuajtur shumë.

 

 

Elsa Lilaa

 

Edi

Pas

Ndodh në Durrës/ Sëmundja infektive prek pularitë e qytetit, ngordhin me qindra mijëra pula

Para

Edhe sa do të rriten temperaturat? Meteorologia tregon kthesën tjetër që pritet për motin

Para
Edhe sa do të rriten temperaturat? Meteorologia tregon kthesën tjetër që pritet për motin

Edhe sa do të rriten temperaturat? Meteorologia tregon kthesën tjetër që pritet për motin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

nga Fast News
15:12 | 05/09/2025
0

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

nga Fast News
15:03 | 05/09/2025
0

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

nga Fast News
09:00 | 05/09/2025
0

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

nga Fast News
08:00 | 05/09/2025
0

Recent News

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:12 | 05/09/2025
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

15:03 | 05/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar