• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çmimi i vajit i lulediellit deri 430 lekë për litër, në supermarkete bien shitjet

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Ekonomi
0
Çmimi i vajit i lulediellit deri 430 lekë për litër, në supermarkete bien shitjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ndalet në tregjet e huaja rritja e çmimit të vajit të lulediellit. Importuesit kryesore në vend pohojnë se po përballen me çmime furnizimi 360 lekë deri 430 lekë për litër.

10 ditë më parë bordi i kontrollit të çmimeve për produktet e shportës vendosi se nga importuesit çmimi i vajit me shumicë do të shitet 209 lekë për litër, ndërsa për konsumatorin 305 lekë për litër. Sot do të mbahet një tjetër mbledhje e bordit për vendosjen e çmimeve të reja. Përveç shtrenjtimit të çmimit në disa vende të Evropës kanë nisur kufizimet ndaj importuesve për furnizime deri në 200 ton. Maqedonia e Veriut ka kufizuar importet e vajit për Shqipërinë, duke garantuar rezervat për popullatën.





Importuesit thanë për “Monitor” se prej dy ditësh kanë nisur pranë bordit faturat e zhdoganimit të mallit, duke përfshirë edhe llogaritjen e kostove të TVSH-së, transportit, magazinimit etj për përcaktimin e çmimeve të reja.

Përfaqësuesi i kompanisë të vajit “Bomira”, Ylli Aliaj thotë se aktualisht po importon vajin e lulediellit vetëm nga Bullgari. Furnizimet e para pak ditëve prej tij në sasinë e 200 ton vaj janë blerë me çmim 360 lekë për litër. Importuesit po tregtojnë vajin e lulediellit nën kosto. Sipas Ylli Aliajt për çmimin e vajit të shitur 209 lekë për litër me shumicë për 10 ditë, furnizimet e importit ishin kryer me çmim 280 lekë për litër.

“Lufta Rusi-Ukrainë vetëm sa e avancoi krizën e çmimeve dhe mungesës të vajit të lulediellit. Rritja e çmimeve të vajit, nëse nuk do të kishte nisur lufta do të shpërthente në muajin maj, për shkak të rënies 40% të të korrurave të lulediellit. Bordi nuk do të arrijë të mbajë për një kohë të gjatë frenimin e çmimeve, pasi është e pamundur të kontrollosh çmimet në një shtet të huaj. Rritja e çmimit vjen nga jashtë. Situata me furnizimet nuk është normale”, pohon Aliaj.

Edhe administratori i kompanisë PDF sha, Aredi Sado tha për Monitor se çmimi i vajit me shumicë ka arritur 430 lekë për litër.

“Aktualisht të vetmet mundësi blerjeje janë me rreth 430 lekë për litër i ambalazhuar, duke përfshirë edhe TVSH-në. Po shohim për furnizime më të lirë, por është shumë e vështirë. Nga furnizuesit e huaj sasitë që ofrojnë janë jo më shumë se 200-300 ton”.

Ulen shitjet nga rezervat e konsumatorit

Në disa shtete të Evropës, si Greqi, Itali, Gjermani dhe Francë kanë nisur masat kufizuese ndaj konsumatorit për blerje të limituara të vajit të lulediellit. Në Itali aktualisht një familje nuk mund të blejë më tepër se 1 litër vaj luledielli në javë. Masat kufizuese ndaj blerjeve për vajin e lulediellit janë si rezultat i mungesës të produktet pas nisjes të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Supermarketet në Shqipëri nuk kanë nisur kufizimet për sasinë e blerjeve nga konsumatori, teksa kanë filluar të reflektohet mbingopja e tregut që ndodhi në fillim të muajit mars, me rënie të kërkesës për këtë produkt. Përfaqësues të rrjetit të supermarketeve “Big Market” thanë për “Monitor” se për shkak të mbingopjes të konsumatorit kërkesa e vajit është me shumë rënie. Në vijim në këtë njësi tregtare nuk pritet të zbatohen kufizimi për blerje të produktit, pasi rezervat për plotësuar kërkesën janë të mjaftueshme./ Monitor

Pas

Corriere Della Sera: Mjekët shqiptarë na kushtuan 3 mln euro, a ia vlente?

Para

E bujshme/ SPAK kërkon arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, ja çfarë e “fundosi”

Para
E bujshme/ SPAK kërkon arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, ja çfarë e “fundosi”

E bujshme/ SPAK kërkon arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, ja çfarë e "fundosi"

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

nga Fast News
11:07 | 03/09/2025
0

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

nga Fast News
11:05 | 03/09/2025
0

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

nga Fast News
10:00 | 03/09/2025
0

Ja fenomeni që po shkakton mbi 198 milionë USD humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Ja fenomeni që po shkakton mbi 198 milionë USD humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

nga Fast News
09:30 | 03/09/2025
0

Recent News

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

11:07 | 03/09/2025
Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

11:05 | 03/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar