Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 Marsit, kandidatët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD do të dalin fitues.
Por kush janë disa nga emrat e njohur që ka rikthyer Sali Berisha vetëm për fushatë?
Bie në sy një rikthim aktiv në politik si koordinator qarku i Arben Imamit në qarkun e Shkodrës. Ish-ministri gjatë qeverisjes Berisha do të koordinojë punën mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe përfaqësuesve lokalë për kandidatin Bardh Spahia.
Edhe Florion Mima është rikthyer aktiv në politikë, përmes angazhimit në zgjedhje në mbështetje të kandidatit të Komisionit në Durrës, Ardian Muka.
Në Dibër, ish-ministri i Arsimit gjatë qeverisjes së Berishës, Myqerem Tafaj do të jetë pjesë e grupit të punës që do të mbështes kandidatin Premtim Kryemadhi.Ndërkohë që ish-nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku do të mbështesë kandidatin e Komisionit të Rithemelimit në bashkinë e Rrogozhinës, Hekuran Xhani.