• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk që ndonjë nga paraardhësit e saj kanë vënë gjatë këtyre 30 vjetëve. Yuri Kim ka vendosur ta testojë popullaritetin dhe politikat që ka ndjekur përmes identifikimit me kandidatët e Lulzim Bashës, në zgjedhjet e 6 marsit.



Twitteri i saj për ata që sponsorizohen nga “Non Grata” ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të gjashtë emrave që ka propozuar në këtë garë “Shtëpia e Lirisë”. Më kot ambasadorja u rek të korigjonte më pas, duke pretenduar se “Non Grata” nuk është vetëm Sali Berisha, por gjithashtu edhe tre të tjerë. Cicërima e saj e parë qe e qartë: aty flitej për personazhe që kanë kryer sipas shtetit të saj “Korrupsion domethënës”.

 

 

Kur foli për kandidatë në këto zgjedhje, nuk besohet se ajo e kishte fjalën për ndonjë që mund të mbështej prej Italisë nga Adriatik Llalla, i cili është  arratisur aty për strehim politik, as për dikënd tjetër që përfaqëson Tom Doshin, i cili, formalisht nuk merr pjesë në këto zgjedhje.

E vetmja dilemë mund të ngrihet, nëse deklarata e Kim ishte për Vangjush Dakon, që po drejton fushatën e PS-së në Durrës. Por, as kjo hipotezë nuk qëndron. Dako luajti fiks të njëtin rol edhe para 25 prillit, kur mori në duar listën e PS në këtë qark, por Yuri Kim nuk pipëtiu atëhere, as për kandidatin për deputet Edi Rama, as për të singjajshmit e tij Ilir Nrdaxhi, Yrgis Çyrbja, Lefter Koka apo Rahman Rahja.

Pra, duhet të jesh idiot që të mos e kuptosh se znj Kim mori qëndrim vetëm kundër kandidatëve që mbështet, non grata i katërt: Sali Berisha. Dhe kjo është një sjelle konstante. Ajo ka ndërhyrë në mënyrë brutale në garën e brendëshme në PD-duke marrë anën e Lulzim Bashës.

Edhe kur lëshoi të famshmen “do hani bar” edhe kur botoi foto me kopertinën e romanit të Heminguejit: “Për kë bien këmbanat”, në kulmin e shpërthimit të foltoreve të Berishës edhe kur deklaroi se ne nuk do kemi mardhënie, me një parti të drejtuar prej tij (ndryshe nga ambasadori i BE), fiks në momentin e dorëzimit të 4800 nënshkrimeve të delegatëve për mbledhjen nga poshtë të kuvendit edhe kur porositi intervistë në Top Channel, menjëherë pas mbrojtjes që i bëri Richard Grenell Berishës, ajo është bërë pjesë e lojës brenda një force politike, në shkelje flagrante të konventës së Vienës.

E gjithë kjo trajektore nuk ka kaluar pa pasoja. Që kur ndoqi urdhërat amerikanë Lulzim Basha është rrokullisur keq në sondazhe nga 66% që qe para përjashtimit të Berishës, në 38% në mes të janarit. Por, me surprizuesja qe një tjetër anketë e emisionit Barometër në Euronews, e cila tregonte se preferencat e shqiptarëve për SHBA-në qenë sa gjysma e atyre për BE-në.

Pavarësisht nga këto sinjale Yuri Kim ka vendosur të përveshë mëngët duke u bërë pjesë në fushatë.

Në këtë moment kur pothuajse të gjithë e dinë se përçarja e PD-së do të nxjerrë fitues Edi Ramën, gara reale e 6 marsit është ajo që do të tregojë se kush e mban flamurin e shumicës së opozitës.

Investimi i ambasadores amerikane po shkon në këtë drejtim. Ajo po kërkon me ç’do kusht të pompojë kandidatët e dalë nga zyrat e vulës duke ulur ata që idhtarët e foltores kanë përzgjedhur me votën e tyre.

Ky është basti që Yuri Kim ka vënë për të mbështetur “zotin Luli Basha”. Në këtë mënyrë ajo ka marrë përsipër riskun që përmes tij të testojë edhe përkrahjen për politikat e Ushingtonit në zgjedhjet e pjeshme lokale. Dhe duke qenë se në këtë garë do të votojnë afro 1/5 e zgjedhësve të të gjithë vendit, ajo duhet falenderuar, pasi në 6 mars do të kemi mundësi të vërtetojmë me numra edhe debatin idiot mes pro dhe anti amerikanëve të këtij vendi.

Pas

“Do të ndërpresim punën” Shoqata e Transportit Qytetas paralajmëron mbylljen e shërbimit më 1 mars

Para

“Iliri…” Po prezantonte kandidatin e tij në Lushnje, Sali Berisha i ngatërron emrin

Para
“Iliri…” Po prezantonte kandidatin e tij në Lushnje, Sali Berisha i ngatërron emrin

“Iliri…” Po prezantonte kandidatin e tij në Lushnje, Sali Berisha i ngatërron emrin

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar