• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vjen propozimi i Metës: Gent Sejko të marrë mandatin e dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Vjen propozimi i Metës: Gent Sejko të marrë mandatin e dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka propozuar rizgjedhjen e Gent Sejkos në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Ai e dërgoi kërkesën pranë Kuvendit.

Në njoftimin zyrtar, Kreu i Shtetit shprehet se vlerëson politikën e Bankës së Shqipërisë, që ka qenë akomoduese për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal. Gjithashtu, sipas tij, është për t’u nënvizuar roli i Bankës së Shqipërisë për të siguruar që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm dhe likuid.

Megjithatë, në kushtet kur inflacioni total është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, Presidenti shprehet se Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e inflacionit dhe të rregullojë qëndrimin e politikës në përputhje me objektivin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

“Rreziku i rritjes së kredive me probleme shton rëndësinë e një monitorimi të ngushtë të cilësisë së portofolit të kredisë së bankave, ruajtjen e rezervave të kapitalit dhe forcimin e kornizave të zgjidhjes së kredive të këqija. Të gjithë aktorët duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të monitoruar dhe menaxhuar më mirë rreziqet fiskale në rritje që lidhen me rritjen e borxhit publik dhe të ekspozimit ndaj rritjes së portofolit të projekteve të Partneritetit Publik Privat,” thuhet në njoftimin e Presidentit.



Mandati 7-vjeçar i Guvernatorit Gent Sejko kishte përfunduar më datë 5 shkurt të këtij viti. Më datë 3 shkurt, Kuvendi i Shqipërisë e pati votuar Sejkon për një mandat të dytë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, sipas propozimit të vetë Këshillit. Para se të zgjidhej Guvernator, Gent Sejko ka pasur një eksperiencë më shumë se 20 vjeçare në sektorin bankar, përfshi pozicione drejtuese në ish-Bankën Amerikane të Shqipërisë, Bankën Raiffeisen dhe Bankën Societe Generale Albania.

Në mandatin e parë, sfidat kryesore të Guvernatorit ishin forcimi i besimit të publikut te institucioni pas skandalit që shkaktoi largimin e paraardhësit Fullani, inflacioni i ulët, raporti i lartë i kredive me probleme dhe, në dy vitet e fundit, edhe menaxhimi i efekteve negative që krijoi pandemia në ekonomi dhe në sektorin financiar. Tashmë, sfida kryesore për Bankën e Shqipërisë, ashtu si për gjithë institucionet homologe në Botë, është përballja me valën inflacioniste, që po bëhet gjithnjë e më shumë një rrezik për rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë.

Pas

“Hiq dorë nga forca” Ministrja Xhaçka thirrje Putinit: Respekto sovranitetin e Ukrainës

Para

Nuk pranoi të takonte Donaldin, Beatrix nis pushimet në jaht. Ja kush e shoqëron këngëtaren (FOTO)

Para
Nuk pranoi të takonte Donaldin, Beatrix nis pushimet në jaht. Ja kush e shoqëron këngëtaren (FOTO)

Nuk pranoi të takonte Donaldin, Beatrix nis pushimet në jaht. Ja kush e shoqëron këngëtaren (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar