Thellohet bilanci i aksidentit tragjik që u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Elbasan, ku një makinë humbi kontrollin duke përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin.
Deri më tani konfirmohet se tre persona kanë humbur jetën pasi makina ku ata udhëtonin, u përplas me një tjetër mjet dhe më pas përfundoi disa metra poshtë në humnerë, brenda në lum.
Fatmirësisht është shpëtuar fëmija i mitur që ndodhej në makinë.