Në Këshillin Kombëtar të Integrimit deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ngriti shqetësimin e administratës publike.
Në fjalën e saj ajo deklaroi se kostoja e dëmit për shtetin shqiptar ka qenë dyfish, pasi kemi një administratë që punon dhe një tjetër, e cila merr para nga gjykata pasi ka fituar përballë shtetit.
Duke diskutuar rreth integrimit të vendit në Bashkimin Europian, Duma u shpreh se gjuha e përdorur e institucionit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë është njëherë motivuese, pastaj ndëshkuese.
Në lidhje me grupin negociator, Duma u shpreh se duhet të jetë i qëndrueshëm dhe me një status të vençantë.
“Ne e dimë të gjithë se mënyra si ka ecur treni i integrimit ka qenë herë pas herë “shkopin dhe karotën”. Është jo e panjohur për ne që gjuha e përdorur nga BE njëherë është motivuese dhe njëherë është ndëshkuese. Në të njëjtën fjali kur është motivuese dhe shokuese sic është në këtë rast, do të thotë që nuk kemi një datë. Kur nuk kemi një datë nuk mund ti kënaqemi këtij realiteti që gjuha faktike diplomatike na tregon që nuk ka një hapje dhe nuk jemi optimist.
Dy vite më parë i gëzoheshim faktit që treni i Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë nuk po ndaheshin, sepse Maqedonia nuk duhej të ndëshkohej nga Shqipëria. U ndëshkua nga ne de facto. Tani ne po themi se jemi të ndëshkuar nga veto e Bullgarisë për shkak të Maqedonisë së Veriut.
Këto janë faktorë në një farë mënyrë jashtë kontrollit tonë. Por nëse ne dy vite më parë do ti kishim plotësuar disa kritere edhe në edhe Maqedonia e Veriut do të kishin hapur negociatat.
Ju thoni që grupi negociator u shtua me drejtorin e administratës publike. Ju keni një raport të KLSH që kërkon transparencë për fondet.
Kemi folur për autonomi të pushteti lokal. E preku zonja Çupi çështjen e administratës publike tha se kjo është kosto e çështjes së pagave, por po të flasim për koston e dëmit të heqjes nga puna dhe fitimit të çështjeve nëpër gjykata i ka kushtuar dy fish shtetit shqiptar. Kemi një administratë që merr para nga gjykata dhe një administratë që punon. I ka kushtuar dyfish.
Grupi negociator duhet të jetë i qëndrueshme. Një nga problemet e medhaja që kemi ne me axhenden integruese është qëndrueshmëria. Grupi negociator duhet të ketë status të veçante financiar dhe kontraktual të gjatë që ne mos na ikin kapacitetet. Duhet menduar një pakete tjetër dhe nuk duhet të jetë me profesionistë të lartë dhe jo me statuse administrate.
Ana tjetër që më shqetëson është trajnimi për përthithje fondesh. Trajnimi për përthithje fondesh në nivel ministrie është më pak i rëndësishëm sesa trajnimi për thithjen e fondeve në pushtetin lokal. Është zero pushteti lokal. Nuk kanë asnjë kapacitet të bëjnë mbledhje fondesh nga BE. Jemi të fundit në rajon për këtë gjë”, tha Duma.
Ndërsa si përgjigje për Taulant Ballën në lidhje me zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, Duma u shpreh: “Ne e dimë që nuk është çështje e PS çështja e vettingut, por është çështje e të gjithëve që preket kushtetuta. Në rast se ne nuk heqim dorë dhe pastaj vendosim dorë tek kushtetuta, besoj që një nga gjerat që duhet të gjejmë është dakordësia që po preket kushtetuta. Një nga gjërat që ka thënë opozita është se nëse preket me emrin vetting, pse mos preket me emrin vetting i politikanëve.