• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Shën Valentini i gocave single: 10 fazat që i kalojnë të gjitha

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Shën Valentini i gocave single: 10 fazat që i kalojnë të gjitha
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Faza nr. 1: “Ça dite është sot?”

Faza e parë është sigurisht, e përkohshme. Ende s’e ke kujtuar se ç’datë është sot derisa…epo, çokollata në formë zemre. Çokollata në formë zemre kudo!

Faza nr. 2: “Sa i urrej këto festa koti”

Mendon se edhe po të ishe me dikë, nuk do të kishe bërë gabimin patetik të festoje Shën Valentinin. Pastaj shikon një djalë të djersitur nga sikleti me një tufë lule teksa ecën i hutuar për të takuar të dashurën, dhe të vjen ta përqafosh atë qenie të mrekullueshme.

Faza nr. 3: Gjetja e shoqeve single

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Fillon kontrolli i kontakteve në telefon apo miqve në Facebook, për të gjetur ata që janë single si ty, me të cilët mund të dalësh në këtë ditë që s’të rrihet në shtëpi.

Faza nr. 4: Organizimi i super party-t të gocave single

Ok, rizbuluat njëra-tjetrën dhe ndonëse nuk jeni takuar prej 1 viti, këtë natë do ta bëni “sefte” me një birrë në vendet ku rrinë gjithë çunat më seksi.

Faza nr. 5: Përgatitja për të dalë me muzikë romantike në sfond

Me këngën “Jealous” të Labrinth në sfond (Jam xheloz për shiun/ që prek lëkurën tënde) grimi dhe gjetja e veshjes për të dalë janë kaq melankolike.

Faza nr. 6: Ndjesi ekzaltimi të tepërt përpara daljes me shoqet për Shën Valentin

Ti mendon: “Sa e bukur është jeta, dashuria nuk është gjithçka! Jam e pavarur dhe e lumtur!” Por thellë, e ndien se ka diçka që nuk të lë të biesh në paqe.

Faza nr. 7: Dalja gjithë vetëbesim dhe rënia e papritur e humorit

Të gjithë përreth janë çift. Gjatë rrugës i merr në telefon shoqet për hiçgjë, që të duket sikur edhe ty po të pret dikush diku. Ato të thonë që janë rrugës dhe për pak vijnë, por..

Faza nr. 8: Shoqet vonohen dhe ty fillon të bie vetmia në kokë

Ato thanë se janë rrugës, por vonohen një orë gjatë së cilës ti detyrohesh të porosisësh. E kishe vendosur se do të pish sonte, kështu që e pi gotën e verës me eks dhe porosit tjetrën. Përpiqesh të dukesh e qetë, që të mos mendojnë se i dashuri po të lë në ditën e Shën Valentinit. Por ndërkohë, ndihesh më vetëm se kurrë.

Faza nr. 9: Ardhja e shoqeve dhe takimi plot lumturi

Përqafoheni plot mall dhe nja gjysëm ore, bisedoni plot ngazëllim për ngjarjet që ju kanë ndodhur kohëve të fundit, por më pas bisedat mbarojnë dhe gjithçka bie në nivel mërzie dhe një lloj melankolie të lehtë. Ia vini fajin verës, por në fakt, e dini që nuk është ajo.

Faza nr 10: “Ç’do bëjmë? Do rrimë edhe shumë?”

Ja, kështu ikën edhe kjo ditë. Si gjithë të tjerat. Rrugës për në shtëpi shikoni çifte të kapur për dore. Patetike, apo jo? Asnjëra nuk e komenton. Ikja në shtëpi është disi e zymtë; stomaku të përzihet dhe koka sikur të vjen vërdallë. Si i thonë: “do të flesh e s’të zë gjumi”. Megjithatë je e lumtur, sepse e hoqe qafe edhe një Shën Valentin tjetër!anabel

Pas

Lufta ka datë! Presidenti i Ukrainës: Në 16 shkurt mund të sulmohemi!

Para

Qëlloi mbi 5 herë në ajër/ Të shtënat në Vlorë pas konfliktit mes disa personave

Para
Qëlloi mbi 5 herë në ajër/ Të shtënat në Vlorë pas konfliktit mes disa personave

Qëlloi mbi 5 herë në ajër/ Të shtënat në Vlorë pas konfliktit mes disa personave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar